5 shtyllat mbi të cilat mbështetet programi i sapomiratuar i qeverisë janë: Rimëkëmbja e vendit nga tërmeti de pandemia, Mirëqenia e qytetarëve, Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, Familja dhe Shqipëria e fortë.

Po në qoftë se programin do ta bënin vetë qytetarët, cilat janë prioritetet e tyre.

“Unë së pari do të rrisja rrogat dhe pensionet. Nëse do të rrisësh punësimin këtu tek ne, atëherë edhe emigracioni do të frenohej. Për mua asnjë premtim nuk ka mbajtur kjo qeveri në 8 vjet, po fillon vitin e nëntë. Ta fillojë se e ka mbarë, kur 520 mijë shqiptarë kanë ikur në 7-8 vitet e fundit nga vendi, kryesisht rinia. Përderisa rrogat janë shumë të ulëta, minimum jetik nuk dihet sa është tek ne, çmimet po rriten dita ditës, nga vaji, mielli, sheqeri, buka, ça mund të presim gjë tjetër ne? Me keqardhje e them, por rinia të çajë të iki, nuk shoh ndonjë të ardhme këtu.

Unë  i bëj thirrje kryeministrit ç’janë me doktoratura në Shqipëri, t’i grisin, t’i hedhin në kosh të plehrave. Doktoraturën kujt ja mban të shkojë ta bëjë në perëndim, jo doktoraturë në Shqipëri, se doktoratura në Shqipëri bëhet me pedagogët në klub dhe në lokale. Fëmijët e mi i kam jashtë dhe fatmirësisht atje jetojmë dhe ne të dy, burrë e grua. Nga këtu ikëm në Itali, pastaj në Belgjikë dhe prej andej në Angli. Shkak që lamë vendin tonë këtu e 23 vjet më parë u bënë firmat piramidale, humbëm shtëpinë dhe kursimet.

Po një pyet për një program që të rregullohej Shqipëria? Nuk ka, nuk bëhet ky vend.

Kam punuar këtu, kam qenë edhe jashtë, jam rikthyer. Për momentin jam pa punë. Nuk është ndonjë ide e mirë për të qëndruar gjatë këtu. Nëse do ta ribëja programin e qeverisë shtyllat kryesore do të ishin Ekonomia, Arsimi, Shëndetësia”.

Juli Ristani

Top Channel