Vjazat në Për’Puthen kanë zgjedhur djemtë me të cilët duhet të dalin javën që vjen.

Zgjedhje të papritura dhe ato që dihen janë bërë publike.

Alvisa ka zgjedhur Edin për javën që vjen.

“Qëkur kam hyrë më ka dhënë përkushtimin që duhet ma ka kërkuar edhe takimin, më pëlqen”, tha vajza.

Mikela ka preferuar që të dalë me Argjendin, djalin nga Kosova, javën e ardhshme.

“Më pëlqeu kërcimi”, është shprehur ajo.

Ada ka preferuar që të dalë me Brunon në takim, duke theksuar se do që ta njohë më tepër.

“Ka pasur komunikim me sy, më është dukur shumë i matur dhe dua ta njoh më shumë”, tha Ada.

Ritvana ka preferuar që të dalë me Aleksin kësaj radhe, pas takimit që pati me Argjendin.

Tola ka preferuar që të dalë me Albin javën që vjen.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel