Kokainë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj policisë/ Arrestohen 8 persona në Tiranë

17/09/2021 13:21
Foto ilustruese

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet M.L., u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik, ka hedhur në tokë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Ndërsa një 32-vjecar i identifikuar me inicialet K.Sh., akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. Një i ri 23-vjecar, i identifikuar me inicialet K.V, u arrestua sepse dëmtoi mjetin e një tjetër personi të identifikuar si I.O dhe gjatë shoqërimit në komisariatin nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, duke dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.L., 57 vjeç, L. S., 37 vjeç, Xh. Sh., 28 vjeç dhe A. A., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

L.TC., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 16.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin M. P., 59 vjeç, pasi në fshatin Gërmenj, Rrogozhinë, në lagjen e “Canëve”, duke djegur disa barishte në një tokë djerrë zjarri nga pakujdesia, zjarri ka marrë përmasa duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Më datë 16.09.2021, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. G., 29 vjeç, pasi në rrugën “Aleksander Kondo”, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel