Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba Edhe pse po kalojnë rreth 48 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori, i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.
Në ambientet e jashtme të galerisë që ka pësuar shembje ka shkuar edhe djali i minatorit, i cili është në pritje të ndonjë lajmi për babain e tij.
Për 60 vjeçarin Muharrem Plaku, kërkimi ka vijuar gjatë gjithë natës por pa sukses.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të ditës së mërkurë kur u shemb masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë. Ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, po punon për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.
Top Channel