Krisje e thellë mes aleatëve, përfundon “vera” e marrëdhënieve SHBA-Europë?

17/09/2021 13:26

Parisit zyrtar nuk i del e keqja për faktin që u përjashtua nga ajo të cilën kreu i diplomacisë franceze, jean Yves le Drian e quajti “marrëveshja e shekullit”.

Për këtë arsye, Franca anuloi një ceremony që do të mbahej në rezidencën e ambasadorit të saj në Wshington, qëllimi i të cilës si për ironi ishte kremtimi i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Por pas vendimit të SHBA-së për t`i siguruar Australisë teknologji bërthamor , duke anashkaluar Francën, ambasada franceze vendosi të anulojë eventin.

Franca, që nga viti 1997 kur Britania hoqi dorë nga kontrolli i Hong Kongut, është i vetmi vend evropian që ka zona të konsiderueshme territoriale dhe një prani të përhershme ushtarake në Paqësor.Vendimi i Presidentit Joe Biden për të formuar një aleancë strategjike Indo-Paqësore me Australinë dhe Britaninë për t’iu kundërvënë Kinës ka zemëruar edhe Bashkimin Evropian, që ashtu si Franca ndihet i mënjanuar dhe e sheh këtë veprim si një kthese në epokën e Presidentit Biden.

Nisma e sigurisë, e njoftuar këtë javë, duket se i ka dhënë fund të papritur një vere pozitive të Presidentit Biden me Europën. Nisma AUKUS, një bashkëpunim mes Australisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila përjashton Francën dhe Bashkimin Evropian, është ndër hapat e fundit, nga Afganistani deri në Azinë Lindore, që kanë befasuar Europën.

Top Channel