Pogradec/ Ende tre vatra aktive zjarresh, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse

17/09/2021 15:24

Zjarret janë kthyer në problem në Pogradec e rrethinat e tij. 5 vatra ishin aktive dy prej të cilave janë fikur tashmë.

Deri më tani janë fikur vatra e Gështenjasit dhe Peshkëpisë, ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që është aktivizuar në mesditë.

Në këtë zonë janë forcat zjarrfikëse dhe 15 staf mbështetës, ku po punohet për izolimin e zjarrit.

Problematike paraqitet situata në Qafë Panjë ku zjarri aktiv prej më shumë se 4 ditësh. Sipas raportimeve të fundit situata në këtë zonë është shumë e vështirë edhe pse punohet në terren.

Gjithashtu riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës ku janë vendosur punonjës të Adzm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA