Vetëm pak momente më parë ka përfunduar takimi mes Ambasadores Amerikane Yuri Kim dhe kryetares së Kuvenit, Lindita Nikolla.

Ky takim u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe zgjati rreth gjysmë ore. Ende nuk ka detaje se për çfarë kanë diskutuar konkretisht por mendohen se kanë folur për sfidat në detyrën e re.

Kjo vizitë vjen pak orë pasi Kim dha një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila deklaroi se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë.

Zonja Kim shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Duke folur për Qeverinë e re, ambasadorja amerikane thotë se stili “si zakonisht,” pra një ecuri në nivel mesatar nuk mjafton dhe se ajo ka “barrën” që të dëshmojë dhe në fakt të ndërmarrë hapa që pastrojnë korrupsionin në vend

Top Channel