Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane Rusia zbuloi për të parën herë gjatë stërvitjes masive ushtarake me bjellorusët takun e saj të pagëzuar “Terminator” dhe një rakete hipersonike shkatërrimtare.
Këto të tmerrshme “makineri lufte” janë manovruar nga trupat ruse gjatë atij që konsiderohet si një shoë force kundrejt Nato-s dhe BE-së. Manovrat “Zapad 2021”, që përkthehet “Perëndimi 2021” nisën në 10 shtator si një paralajmërim ndaj vendeve rivale.
Ato përfshijnë një total prej 200 mijë trupash, 80 helikopterë e avionë luftarakë plus 760 pajisje të tjera ushtarake që përfshijnë 290 tanke e 240 pjesë artilerie, si raketa-hedhëse.
Stërvitja po zhvillohet në terrene të ndryshme të Rusisë dhe Bjellorusisë, shumë pranë kufirit me vendet e tyre fqinjë. Tanku “Terminator”, që mund të kontrollohet edhe në distancë, ka aftësinë të shkatërrojë objektiva deri në 5.000 metra larg.
Zyrtarët vendas shpresojnë që tanku-robot të arrijë të ndërmarrë sulme që janë shumë të rrezikshme për ushtarët, duke lejuar kështu reduktimin e jetëve të humbura në fushën e betejës.
Në stërvitje u përfshi dhe sistemi raketor S-500 Prometheus me të cilin rusët mburren se nuk i “jep asnjë shans avionëve armiq”.
Top Channel