Kjo është hyrja e galerisë ku prej 48 orësh po gërmohet masivi me minerale që bllokoi në minierë minatorin Muharrem Plaku.

Djali i tij është mes shokëve që presin jashtë pa gjumë që prej ditës kur 60-vjeçari u nda prej tyre, pas shembjes në galerinë e minierës së kromit.

Në fytyrat e tyre sheh dëshpërimin që shtohet me kalimin e orëve.

Shpresa zvogëlohet ndërsa pirgjet me materiale të gërmuar në galeri shtohen jashtë minierës.

Shembja në galeri ndodhi të mërkurën në orën nëntë të mëngjesit dhe ishin kolegët që dhanë alarmin se zjarrmëtari i minierës kishte mbetur pas masivit të shembur.

Top Channel