Në fund të seancës së kuvendit 12 orë të gjatë, u votua qeveria Rama tre.

Në orën 6 të mëngjesit u shpall edhe rezultati final, socialistët bashkë me socialdemokratët dhanë 77 vota për qeverinë, opozita 52 vota kundër, një abstenim dhe 9 nuk morën pjesë

Qeveria Rama tre është votuar në orën 6 të mëngjesit të kësaj të premteje

Socialistët morën 74 votat e tyre dhe tre votat e socialdemokratëve të Tom Doshit. Ndërsa opozita kishte 52 vota kundër, një abstenim dhe 9 deputetë nuk qëndruan aq gjatë në sallën e kuvendit ku debatet dhe diskutimet vijuan gjithë natën.

Kryeministri Rama ishte ndër të fundit që foli para deputetëve për t’ju përgjigjur opozitës, por këta të fundit me Bashën në krye braktisën sallën duke e lënë kryeministrin që të fliste vetëm me deputetët e tij

Kabineti i ri betohet të shtunën në ora 10 para presidentit e më pas në 10 30 zhvillohet dhe mbledhja e parë e qeverisë Rama 3 nga ku do dalin dhe vendimet e para

Top Channel