Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane
Fqinjët kishin dëgjuar ulërima të dëshpëruara nga shtëpia e tragjedisë, teksa Lauren Dickason akuzohet se ka vrarë barbarisht dy binjaket e saj dy-vjeçare dhe bijën tjetër gjashtë vjeçare teksa familja sapo ishte vendosur në një ishull të Zelandës së Re, nga Afrika e Jugut.
40 vjeçarja Lauren Dickason, akuzohet për vrasjen e binjakeve Maya e Karla, dhe motrës së tyre gjashtë-vjeçare Liane në shtëpinë e tyre të re në Timaru në jug të Zelandës së Re, të enjten tragjike të 16 shtatorit.
Familja sapo kishin ardhur ne vend nga Afrika e Jugut, teksa kryen karantinen 14 ditore para nisjes se jetes se re.
Barbarizmi ndodhi dy ditë pasi familja kishte mbaruar karantinën e detyruar të koronavirusit në një hotel, kur babai i viktimave Graham Dickason u kthye në shtëpi rreth orës 10 të darkës dhe gjeti trupat e vajzave të vogla.
Sipas rrjetit vendas Stuff, fqinjët dëgjonin ulërimat e dëshpëruara të babait dhe thirrën shërbimet e emergjencës, por vajzat nuk mund të shpëtoheshin.
Vrasësja e dyshuar Lauren Dickason, e cila është doktoreshë, u dërgua në spitalin e Timaru dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Çifti kishin festuar së fundmi 15 vjetorin e martesës dhe Lauren Dickason kishte komentuar në rrjetet sociale: “Çfarë Aventure. Kemi krijuar një familje të mrekullueshme me shumë kohë të bukura së bashku”.
Por realiteti rrjetit social rezultoi e kundërta e tragjedise së botës reale.
Duke folur nga Afrika e Jugut, prindërit e shokuar të Lauren Dickason, Wendy e Malcolm Fawkes thanë: “Familjet tona janë të shokuara, po përpiqemi të kuptojnë e të pranojmë atë që ka ndodhur, kërkojmë lutje e mbështetje në këtë kohë të vështirë”.
Lauren Dickason pritet të dalë në gjyq në Timaru më 18 shtator.
Top Channel