“Vdiq pas vaksinës” – 23 vjeçarja në Kosovë: akuza e fortë e familjarëve!

17/09/2021 13:11

Vazhdojnë të mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së 23 vjecares Zajife Imeri nga Drenasi në Kosovë.

Familjarët e vajzës, përmes një postimi në rrjetet sociale hodhën akuzën e fortë se e reja vdiq vetëm tre ditë pas marrjes së vaksinës, duke lënë të kuptohet se ka qenë injeksioni shkaku i problemeve shëndetësore të saj që i sollën vdekjen.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për Telegrafin lajmin se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, përmes një procedure të rregullt vaksinimi. “Vajza është imunizuar me procedurë të rregullt, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tani do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Nuk dihet ende nëse 23 vjecarja vuante nga ndonjë sëmundje specifike. Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Sipas raportit të saj, vajzës i ishte përkeqësuar gjendja në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK, kishte vdekur. në reagimin e Klinikës vetë thuhet se ka pasur hemorragji në pjesën e barkut, ndërsa familjarët kanë refuzuar autopsinë.

Top Channel