Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane Rusia i jep sërish dhimbje koke perëndimit.
Moska njoftoi testimin e suksesshëm të një interceptori të ri raketash për të cilin Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se është në gjendje të shkatërrojë satelitët perëndimore në orbitën e poshtme të Tokës. Arma “top sekret” besohet të jetë krijuar për të mbrojtur Kremlinin dhe pikat strategjike rreth kryeqytetit rus si nga sulmet ajrore, ashtu dhe nga ato kozmike.
“Kërcënimi ndaj sistemeve hapësinore të SHBA-së dhe atyre aleate, është shumë real, serioz e në rritje”, paralajmëruan zyrtarë amerikanë. Testi që përfshin dhe sisteme hi-tech u ndërmor nga forcat strategjike raketore ruse në zonën e Sary-Shaganit në Kazakistan.
Gjeneral major, Sergey Grabchuk, komandant i njësisë së mbrojtje raketore të Forcës aerospaciale të Rusisë, tha se provat kishin qenë të suksesshme dhe se shënjestrat ishin goditur me preciozion të lartë, duke përmbushur kështu të gjitha pritshmëritë.
Top Channel