Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës, ku është plagosur 25-vjeçari i identifikuar si Paulo Bushi (Ndoj).

Policia ka rrethuar zonën për të arrestuar autorin e dyshuar, të identifikuar si Xhulio Vokrri. Ai ka qëlluar 25-vjeçarin me dy plumba pistolete TT.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin shokë të ngushtë. Por, mbetet e paqartë arsyeja e të shtënave me armë.

“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25  vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

FOTO GALERI
1/12
Paulo Bushi (Ndoj)

Top Channel