Meta: Berisha si vera, përmirësohet. Në çdo moment për ceremoninë e betimit të qeverisë së re

17/09/2021 15:09
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Miku i mirë në kohë të vështira. Këtë ka bërë presidenti Ilir Meta për Sali Berishën kur u pyet nga gazetarët në Korçë për fushatën e nisur nga ish i pari demokratëve.

Meta: Zoti Berisha nuk mund të rri pa e thënë, është si vera. Sa më shumë kohë që kalon aq më shumë tërheqës bëhet. Aq më shumë demokrat bëhet.

Presidenti Ilir Mata e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë kur u pyet nëse ambasadorja e SHBA e ka cenuar sovranitetin kombëtar me kërkesën që Berisha të qëndrojë jashtë parlamentit.

Meta: Është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata mos injorohen e përjashtohen më, mos vendosen para faktit të kryer, mos jenë më viktimë e arbitraritetit e kulisave që kanë kërkuar e kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë. Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa të tjerë do të ndodhin në të ardhmen.

Presidenti Ilir Meta indirekt i çoi një mesazh Lulzim Bashës duke e lënë të vetëm në betejat e tija opozitare.

Kreu i shtetit nuk shikon asnjë problem në pasjen përballë përsëri të Edi Ramës gjatë ceremonisë së betimit të qeverisë së re socialiste.

Meta: Jemi të hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese, sepse parlamenti i ri ka nisur punë. Urojmë të jetë funksional.

Top Channel