Trekëndëshi i Bermudeve, gjendet anija 200 metra: Kishte ngarkesë të çuditshme!

17/09/2021 14:51

Po kërkonin të dhëna mbi zhdukjen e 5 avionëve mbi Trekëndëshin famëkeq të Bermudeve, kur kanë rënë në gjurmët e një anijeje 200 metra të gjatë.

Një dokumentar i ri tregon se Trekëndëshi i Bermudeve, një rajon në Oqeanin Verior Atlantik, ku thuhet se anije, avionë e njerëz janë zhdukur në mënyrë misterioze është përpjekur të hedhë dritë mbi episodet misterioze. Pikërisht aty u zhduk i ashtuquajturi fluturimi 19, nga i cili nuk pati më asnjë gjurmë që prej Luftës së dytë botërore. Ky fluturim përbëhej prej pesë avionëve bombardues, “US TBM Avenger Torpedo”. Ata ishin nisur nga Fort Lauderdale dhe do të bënte disa bombardime stërvitore në një zonë që quhet “Hens and Chickens Shoals”.

Por kur do të ktheheshin në bazë, patën probleme dhe fluturuan jashtë kursit, e pikërisht atëherë besohet se hynë në Trekëndëshin e Bermudeve. Të 14 burrat në avionë dhe 13 personat që u dërguan për t`i kërkuar, nuk u gjendën kurrë. Dokumentari i titulluar “History’s Greatest Mysteries”, nga History Channel tregon sesi duke kërkuar gjurmë të këtyre avionëve, zhytësit zbuluan një anije gjigante të fundosur, 200 metra e gjatë dhe 24 e gjerë e cila transportonte një ngarkesë shumë të çuditshme, një material i bardhë që ngjasonte argjilën. Ekspertët morën disa kampionë të kësaj lënde dhe do t`i analizojnë për të parë nëse ajo mund të identifikohet, ndërsa thonë se ka shumë gjëra të tilla atje poshtë dhe janë shumë kuriozë të mësojnë se çfarë janë saktësisht.

Top Channel