Autorja e aksidentit të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz është arrestuar.
Emisioni “Exclusive” në Top Channel transmeton sot një dokumentar për jetën dhe veprën e mjeshtrit të portretit, Jakup Keraj.
Dy raste të kalimit të paligjshëm të emigrantëve janë konstatuar nga policia.
Spitali Memorial i Fierit hapi dyert për pacientët tre ditë më parë, më 27 maj.
Edhe pse moti nuk ka qenë i qëndrueshëm, plazhet e Durrësit janë frekuentuar nga shumë pushues këtë fundjavë.
Folku i pasur ballkanas përcolli në Pazarin e vjetër një mbrëmje të veçantë.
Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e arsyeshme janë arsyet se pse bregdeti i Talës, gjatë viteve të fundit ka nisur që të frekuentohet nga pushues vendas por jo vetëm.
Nga Dibra, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama po mundohet te fshehë masakrën zgjedhore përmes ftesave për bashkëpunim.
Një 39-vjeçar i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Korçë pasi ka qëlluar në ajër me pistoletë pas konfliktit me disa persona në lokal.
Pas sherrit të ndodhur mbrëmë në zonën e plazhit në Durrës mes 3 prsonash, janë arrestuar dy prej tyre, kurse 19-vjeçari është vënë nën hetim.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Pllane.
Ushtria e Kolumbisë ka rritur kontrollin në qytetin Kali, epiqendrën e protestave kundër qeverisë, që po mbahen në këtë shtet për më shumë se një muaj dhe kanë rezultuar me dhjetëra persona të vdekur.
N’Golo Kante padyshim se ishte lojtari më i mirë i Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City e cila u zhvilluar të shtunën dhe “Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Kai Havertz.
Një laborator i përshtatur me llamba, tuba e alumin për kultivimin e kanabisit funksiononte në Krujë, ku ‘të punësuar’ ishin anëtarë me lidhje familjare.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin dhe sistemimin e kanalit vaditës të Mesit në Njësinë Administrative Qendër në Librazhd.
Nesër priten të mbërrijnë në vendin tonë 11,700 doza Pfizer.
Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të përzgjedhjes dhe taktikave të tij në formacion pas humbjes 1-0 nga Chelsea të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur në rrugën dytësore Laç-Mamurras në fshatin Gjormë.
Tre persona janë vënë nën hetim përzënie të hapësirës publike në Dhërmi.
Pandemia COVID-19 jo vetëm që ka bllokuar mijëra aeroplanë, por edhe pilotët. Në të gjithë botën, disa pilotë kanë këmbyer kabinën e pilotit me atë të trenistit. Hekurudhat kërkojnë trenistë.
Fotografi kafshësh, humor zyrtar, enigma dhe shumë oferta për vende pune. Çfarë qëndron prapa ofensivave në mediat sociale të shërbimeve sekrete si BND, Verfassungsschutz, GCHQ, CIA, FBI apo Secret Service?
Në politikën gjermane llogaritet vetëm në vjeshtë me një vendim të BE për vaksinën ruse kundër Coronës, Sputnik V. Mungojnë ende të dhëna, raportohet nga qarqe qeveritare.
Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tranë pasi i është gjetur kokainë gjatë kontrollit në makinë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje shiu të izoluara.
Edison Begaj, një emër i njohur për strukturat e drejtësisë i ka shpëtuar një atentati në derën e shtëpisë mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i lartë ditor në dy muaj.
Përpara Ditës Përkujtimore të të Rënëve, Presidenti Joe Biden përshëndeti shifrat e rritura të vaksinimit në vend. Por SHBA-të, akuzohen se nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar pandeminë në të gjithë botën dhe tani janë nën presion për të dalë me një strategji globale kundër COVID-19, kur presidenti Biden të takohet me krerët e ekonomive të tjera të përparuara në samitin e G-7, që mbahet në muajin qershor.
Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme. Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremëra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.
Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësishme sepse mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve. Mëlçia është gjithashtu nga të paktat organe që pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit mund të rritet e zhvillohet si e tërë.
Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Përveç përdorimit në kuzhinë për pasurimin e gatimeve të ndryshme apo vlerave të jashtëzakonshme për organizmin, vaji i ullirit është një aleat i lëkurës dhe paraqitjes së jashtme të njeriut.
Çiklizmi është një aktivitet i cili sjell për fëmijën tuaj vetëm përfitime pozitive shëndetësore. Kjo është një arsye shumë e mirë që ju ta inkurajoni fëmijën tuaj të merret me çiklizëm. Duke qenë se është një aktivitet intensiv, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme.
Anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ankorohen në portet spanjolle duke filluar nga 7 qershori, njoftoi qeveria spanjolle, duke hequr kështu kufizimet e vendosura në fillim të pandemisë COVID-19.
Deficiti buxhetor i Francës do të rritet në rreth 220 miliardë euro në 2021, kundër 173,3 miliardë parashikuar në ligjin fillestar të financave, deklaroi ministri i Llogarive Publike, Olivier Dussopt.
Mundësia e përzierjes së vaksinave antiCovid-19 është një çështje e rëndësishme që aktualisht po diskutohet, deklaroi Marco Cavaleri, ekspert i EMA-s.
Britania e Madhe miratoi sot vaksinën me një dozë kundër koronavirusit Janssen nga grupi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson, duke shtuar një vaksinë të katërt në arsenalin e saj në luftën kundër pandemisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se do të vendosin sanksione gjithëpërfshirëse ndaj qeverisë së Bjellorusisë e cila uli me “forcë” avionin e pasagjerëve të kompanisë Ryanair dhe arrestoi një gazetar bjellorus.
Numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 170 milionë.
Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 3.617 persona.
Një skuadër pushkatimi nga Koreja e Veriut ka ekzekutuar një person të shpallur fajtor për shitjen e CD- ve dhe çipave që përmbajnë filma, shfaqje televizive dhe video muzikore të Koresë së Jugut.
Superliga e Europës nuk mund të jetë temë diskutimi për presidentin e UFA-s, Aleksander Çeferin. Në intervistën e dhënë për francezen “L’Equipe”, kreu i qeverisë së futbollit botëror deklaroi:
Në pritje të prezantimit zyrtar, Simone Inzaghi ka firmosur edhe kontratën që do ta mbajë të lidhur me Interin për dy sezonet e ardhshme. Pas përpjekjeve të shumta të Lotitos për t’i ndërruar sërish mendjen, trajneri me origjinë nga Piacenza ka hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën me zikaltrit.
Një 38 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas ndeshjes finale ku skuadra e tij u mposht nga Chelsea me rezultat 1-0.
Brentfordi rikthehet në elitën e futbollit anglez pasi kishte munguar prej më shumë se shtatë dekadash (74 vite).
Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij doli fituese, duke u kurorëzuar si kampione e Evropës.
Chelsea i Londrës në çatinë e botës. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel mposhti 1-0 ManchesterCity-n në finalen e madhe të Champions League, duke triumfuar për herë të dytë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Djalë apo vajzë? Kjo është pyetja dhe shqetësimi kryesor që shoqëron çdo pritje të ëmbël të ardhjes në jetë të një fëmije. Gjithmonë përgjigjen e kësaj pyetjeje e presin me tepër ankth prindërit dhe familjarët e tyre.
Zyrtarët shëndetësorë në Vietnam kanë thënë se kanë identifikuar një variant të ri të koronavirusit, që është me orgjinë të përzier mes variantit britanik dhe atij indian, dhe është i transmetueshëm në ajër.
Të gjithë prindërit urojnë që fëmijët e tyre të lindin të shëndetshëm, por fakteqësisht kjo dëshirë jo gjithmonë realizohet. Komplikacionet e shumta gjatë shtatëzanisë apo lindjes mund të lënë pasoja të përhershme duke përcaktuar kështu një jetë aspak të lehtë si për foshnjen ashtu dhe për familjarët e tij/saj. E tillë ishte dhe historia e Edisonit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Komunikimi i vazhdueshëm, shprehja e dashurisë, sakrificat e bëra gjithë kohën janë faktorët kyç që mbajnë të bashkuar e tepër të lidhur një familje të madhe. I tillë ishte dhe rasti i Dashmirit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, i cili ardhjen e tij në emision ia kishte dedikuar pikërisht dashurisë së jetës.
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kritikoi të premten debatin e lindur kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me hetimet për zbulimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit, duke thënë se i gjithë procesi mund të “helmohet nga politika”.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Një gjykatës besoi t’i jepte një shans të dytë një trafikanti të vogël drogash në SHBA, por pas 16 vjetësh u përball përsëri me të në gjykatë, kësaj radhe duke dëshmuar betimin e tij zyrtar si avokat.
Familja është bërthama e një jete të lumtur dhe plot harmoni, por jo gjithmonë çdo histori shkon sipas parashikimit dhe ka një fund të lumtur, duke lënë pas probleme, hatërmbetje dhe pengje të shumta. Në këto histori gjithmonë të pafajshëm janë fëmijët, por janë po ata të cilët vuajnë gabimet e prindërve të tyre. E tillë ishte dhe historia e Halilit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Kroacia ka konfirmuar sot marrëveshjen e blerjes së 12 avionëve sulmues franceze Rafale për 1.22 miliardë dollarë, duke bërë blerjen e parë të këtij lloji që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe marrjen e pavarësisë.
Pamje të rënda vijnë nga Greqia ku tregohen një grup punonjësish azili të moshuarish që tallen e torturojnë një të moshuar, duke shkaktuar zemërim.
Ai është një ndër fshatrat më të bukur të bregdetit të Jonit, por përveç kësaj ruan edhe të fshehta të shumta.
Një përplasje me thika mes adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e dy personave në Durrës.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pret që deri në qershor të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Mes zërave më të mire të qytetit, shumëngjyrësh ashtu si pranvera, e duke rikthyer në skenë këngët tradicionale qytetare shkodrane, erdhi mbrëmjen e së premtes në teatrin “Migjeni”, koncerti “Prandverë me kangë”
Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi të premten fundin e mbylljes për shkak të Covid-19 duke filluar nga 5 qershori, dhe zbutjen e disa masave kufizuese kundër virusit.
Jo të gjithë e njohin por ata që i ka prekur e konsiderojnë si makthi i jetës.
Ky landfill që nuk plotëson asnjë kusht sanitar gjendet në Bashkinë e Përrenjasit. Ndotja mjedisore që shkakton vendgrumbullimi i plehrave është edhe më e madhe seç duket në këto pamje. Plehrat e landfillit të Përrenjasit nuk janë të rrethuara, për pasojë shumë prej tyre era i dërgon në përrenj të ndryshme. Shërbimin për pastrimin e mbetjeve urbane kjo bashki nuk e shtrin në të gjithë territorin e saj.
Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor ka rrëfyer së fundmi për një natë makthi që ka kaluar me ish-yllin amerikan të muzikës pop Prince, duke treguar sesi megjithse asokohe ajo ishte një artiste e famshme, kjo nuk e kishte ndaluar Prince ta përndiqte në një stil që gruas i kujtonte abuzimet familjare që kishte pësuar më herët.
“Pas pezullimit të fluturimeve ndërkombëtare që prej marsit të shkuar si pasojë e pandemisë, tregu i fluturimeve ka pësuar humbje të thella. Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti kanë fluturuar për dhe nga Aeroporti i Rinasit 342.8 mijë pasagjerë. Rikuperimi i tregut duket ende larg dhe vështirë për të kapur nivelet e parakrizës”.
“Presidenti Ilir meta thotë se nga kjo dere do dale vetëm në korrik të vitit 2022, por socialistët duan ta nxjerrin atë nga presidenca shumë më shpejt. Me 10 qershor në Kuvend votohet kërkesa për shkarkimin e tij nga detyra me akuzën se ka shkelur 16 herë Kushtetutën”.
Nga kjo e shtunë hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e procedurës Penale që synojnë të riparojnë një nga defektet më të mëdha të drejtësisë shqiptare siç janë shtyrjet e pambarimta të seancave gjyqësore.
Nga data 31 maj në ekranin e Top Channel, në orën 18:15, nga e hëna në të shtunë do të keni mundësinë të ndiqni “Për’puthen +40”.
Në një reportazh mbi festivalin e fundit evropian të këngës Eurovision, gazetari i televizionit shtetëror Grigoriy Azaryonok e krahasonte atë më “plehrat” dhe “apokalipsin”, duke iu referuar kryesisht skenave të ekzagjeruara të eksesit nga grupi fitues, italianët Maneskin.
“Koronavirusi nuk ka origjinë natyrore, por u krijua nga shkencëtarët kinezë, të cilët më pas u përpoqën të mbulonin gjurmët e tyre”, kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail.
Kompania shtetërore turke e aeronautikës ka ftuar Majazinë dhe kombe të tjera muslimane të bashkohen në prodhimin e gjuajtësit të saj të gjeneratës së pestë, modelin anti-radar TF-X, pas eksperiencës që ka fituar me prodhues evropianë të aeronautikës dhe së fundmi me bashkëpunimin në prodhimin e modelit amerikan F-35, deri në ndërprerjen e programit me SHBA.
Dy 13-vjeçare nga Tirana kanë përfunduar në spitalin e Pogradecit, pasi dyshohet se janë helmuar pasi kanë konsumuar drekën në një lokal në Tushemisht.
Vdekja e një 62-vjeçari nga Almyros, Magnesia, i cili vdiq dje, 12 orë, pasi ishte vaksinuar kundër koronavirusit në qendrën lokale të shëndetit, ka vënë në alarm ekspertët.
83 vjeçari Bill Cosby, ish-prezantues i njohur, tashmë përdhunues i dënuar me burg në SHBA, ka humbur shansin e lirisë me kusht pasi ka refuzuar të kryente programin e terapisë për predatorët seksualë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga qyteti i Shkodrës, ku në një zonë të qytetit janë vendosur makina Retro.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 12 persona si dhe një pacient ka humbur jetën. Kështu numri i personave që janë infektuar me covid që ka fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,297, ndërsa ai i viktimave në 2,449.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani pa nga afër ambientet e qendrës shëndetësore në Belsh, e cila është rikonstruktuar totalisht.
Një burrë që vrau tetë kolegë të punës në një impjant hekurudhash në SHBA, kishte mbledhur 12 armë zjarri në shtëpinë e tij, tha dje zyra lokale e sherifit.
Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Tiranë, pasi në rrugën “Kristi Maloku” u gjet i pajetë në banesën e tij një 38-vjeçar.
Kim Jong Un e ka shpallur Korenë e Veriut të çliruar nga koronavirusi me asnjë rast zyrtar që prej nisjes së pandemisë, por kjo duket se po vihet në dyshim pasi së fundmi ka urdhëruar zhdukjen e pëllumbave e maceve nga zonat kufitare prej frikës së infeksioneve, raporton e përditshmja ‘Daily NK’.
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer konfirmon marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19. Radio Europa e Lirë njofton se Pfizer nuk ka dhënë pak detaje mbi marrëveshjen duke thënë se të dhënat mbi datën dhe sasinë e ngarkesave janë konfidenciale.
Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut ka urdhëruar ekzekutimin e një burri vetëm se ai shiste CD me këngë të Koresë së Jugut.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka bërë thirrje autoriteteve, që në datën 31 maj, në stadiumin Air Albania të lejojnë pjesëmarrjen e 30% të tifozëve.
Roma ka nisur të quhet tashmë ‘kryeqyteti evropian i gropave’ teksa tunelet e katakombat e lashta kanë nisur të shkaktojnë të çara gjigande në rrugët e qytetit.
Ditën e djeshme ish-konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj ka treguar se gjatë festës së organizuar në Fafa Resort për përmbylljen me sukses të “Përputhen Rinore” ka pasur skena xhelozie.
Macet mund të jenë kafshë të shkëlqyeshme për shoqëri, por siç provohet nga fotogaleria e mëposhtme, ato mund ta gjejnë veten në pozicione shumë të sikletshëm e çapkëne.
Vllaznia në mbyllje të këtij sezoni, ku pret të luaj edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ditën e hënë përball Skëndërbeut, pret të mësojë këto ditë zyrtarisht të presidentit të ri, Alban Xhaferi.
Nga Parku i Liqenit, aty ku tashmë sportistët elitarë kanë dhe pistat e tyre të stërvitjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive.
Grupet rivale të futbollit anglez vijuan sot përleshjet me policinë në rrugët e Porto para finales së shumëpritur të ‘Champions League’ sot në mbrëmje.
Çdo ditë në këto galeri nën tokë hyjnë me qindra banorë të bulqizës në kërkim të kromit.
Kandidati Lulzim Basha fushatën për të qenë ai përsëri i pari demokratëve e vijoj në Mat, nga ku fillimisht shpjegoi faktorët që çuan në humbjen e PD-s.
Si rezultat i zjarrit të rënë një ditë më parë në fabrikën e tullave në Maminas të Durrësit, mëngjesin e sotëm në QSUT humbi jetën saldatori 57-vjeçar Besnik Bojaku.
Konflikti i vazhdueshëm prej 2 javësh ka çuar në vrasjen e një të riu në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Viktimë e breshërisë së kallashnikovit ka mbetur Emiljano Ndou, 25 vjeç.
Rafting ka filluar të ushtrohet si sport vetëm së fundmi në lumin Shkumbin, por duket se interesi është i madh, madje jo vetëm nga vendasit.
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.
Në episodin e kësaj jave të “Keeping Up With the Kardashians” shikuesit mësuan që Kim dhe katër fëmijët e saj e kanë kaluar Covid-19.
Në Piramidën e Tiranës vijon puna për ta shndërruar në një qendër të teknologjisë digjitale.
Ditët e fundit të pranverës i gjejnë plot plazhet e Vlorës. Në plazhet e Ujit të Ftohtë nuk mungojnë vlonjatët kryesisht banorët e kësaj zone.