Pa kaluar 24 orë, Partia Demokratike  doli  me  qëndrime të ndryshme sa i takon  zgjedhjeve. 

Një ditë më parë ajo u shpreh e gatshme për tu ulur në dialog me socialistët për  një ligj të ri zgjedhor. Ndërsa  sot ajo  kërkoi që për të njëjtët aktor që  i akuzon si autor të masakrës zgjedhore te  nisë një hetim parlamentar.   Në kërkesën e depozituar në Kuvend   demokratët  kërkojnë  të hetojnë  pengimin e   emigrantëve për të votuar,  legalizimet, punësimet në kohë fushatë,  tenderat, Prokurimet, Koncesionet  si dhe sistemin e patronazhistëve.

Historia e ka treguar  se në Shqipëri komisionet hetimore të ngritura kanë prodhuar shumë zhurmë për asgjë. Kërkesa e demokratëve për hetim parlamentar vjen ne një kohë kur partia më e madhe e opozitës është futur në një kurs të fortë përplasjes së brendshme për drejtimin e partisë.

A po e përdorni ngritjen  e komisioneve hetimore për të sfumuar përplasjet e brendshme ?

“Kjo është një çështje që i intereson çdo shqiptari  pa dallime politike”, tha Alibeaj.

Komisioni Hetimor për Zgjedhjet i  përbërë nga 15 anëtarë do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj,  ndërkohë  mazhoranca  pritet të caktojë anëtarët e saj.

Top Channel