Youtube mbyll dy kanale të TV shtetëror rus, “tërbohet” Kremlini

30/09/2021 15:36

Rusia kërcënoi se do ta bllokojë Youtube e do të marrë masa shpaguese, pasi platforma amerikane e shpërndarjes se videove bllokoi kanalet e televizionit shtetëror rus, RT në gjuhën gjermane.

Moska i ka shtuar presionet mbi gjigantët e huaj të teknologjisë në përpjekjet e saj për të siguruar kontroll më të madh mbi përmbajtjet online brenda kufijve, ndërsa tenton në të njëjtën kohë të shtojë influencën jashtë, dhe RT, që njihej dikur si Russia Today, ka qenë mekanizmi kryesor me të cilin përpiqet t`ia arrijë këtij qëllimi.

Youtube njoftoi se i kishte lëshuar një paralajmërim më herët RT-së për shkeljen e rregullave të dezinformimit mbi koronavirusin dhe mbylli dy kanale të saj pasi nuk i respektuan udhëzimet në fjalë.

Teksa foli për “tolerancë zero ndaj gjigandit të videove”, ministria e jashtme ruse e akuzoi Youtube për “një akt të paprecedente agresioni ndaj medias” e tha se për këtë, platforma është ndihmuar dhe nga autoritetet gjermane, çka u mohua me forcë nga Berlini zyrtar.

Top Channel