Deputeti i PD Agron Gjeklamrkaj tha në Open se ai nuk sheh shanse të rikthimit të Sali Berishës në PD, pavarësisht lëvizjes së tij të fundit me turin e takimeve.

“Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa.”, tha ai.

Gjekmarkaj tha më tej se: Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij.

Unë besoj që , këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan.

Top Channel