Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes dhe 45 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik sipas të cilit në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191 Në total numri i rasteve aktive është 2.928

Top Channel