“Mazhoranca nuk ka kundërshtarë”/ Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Ngjela: Saliu është anti-demokrat, non grata në dy vende Fermerët e Frakullës prej disa ditësh kanë filluar punën për kultivimin e luleshtrydhes në sera. Përzgjedhja e fidanit është shqetësim kryesor në këtë fillim sezoni.
Nesti Troka prej 7 vitesh kultivon luleshtrydhe në sera. Ai ka rreth 12 dynym sera të mbjella me luleshtrydhe dhe ka shpenzuar më shumë se 20 mijë euro vetëm për blerjen e fidanëve.
Sipas tij fidanët që vijnë nga eksporti janë cilësorë, por kanë kosto të lartë, ndërsa fidanët e vendit nuk kanë shumë prodhim. Prandaj fermerët që kultivojnë këtë frut duhet të përfshihen në paketën financiare të subvencioneve.
Me shqetësimin e fermerëve të zonës bashkohet edhe drejtuesi i njësisë administrative.
Zona e Frakullës është ndër zonat me prodhimin më të madh të frutit të luleshtrydhes. Janë mbi 250 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe në sera në një sipërfaqe rreth 200 hektarë.
Top Channel