Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Ambasadori amerikan në Beograd: Lajm i shkëlqyer!

30/09/2021 13:48

Marrëveshjen e arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë, këtë të enjte, në Bruksel, e ka quajtur lajm të shkëlqyer Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serb, Anthony Godfrey.

Godfrey ka thënë se gjithçka është e mundshme përmes dialogut.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, e ka quajtur lajm të shkëlqyer arritjen e marrëveshjes për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë

“Lajm i shkëlqyer! Çdo gjë është e mundur përmes një dialogu serioz dhe të përkushtuar”, ka shkruar Godfrey në twitter.

 

Top Channel