Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Kriza në veri të Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd. Vizita e ambasadorit rus tek njësitë ushtarake nuk ishte e menduar mire, thotë DW.
Tensionet në pikat kufitare të Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë për më shumë se dhjetë ditë me radhë. Ndërkohë po vazhdon edhe një aktivitet i shtuar diplomatik në trekëndëshin Beograd-Prishtinë-bashkësia ndërkombëtare për të qetësuar gjendjen. Kosova po përpiqet ta paraqesë krizën e fundit si një çështje teknike që lidhet me reciprocitetin rreth targave.
Sakaq në Beograd thuhet se dërgimi i njësisë speciale Rosu në veri paraqet provokim dhe rrezik për serbët e atjeshëm. Serbia ka dërguar njësitë e veta ushtarake, automjete të blinduara dhe helikopterë në afërsi të pikëkalimeve. Ka pasur madje edhe fluturime të avionëve në afërsi të vijës kufitare. Në veri është rritur edhe prania e KFOR-it.
Lëvizjet e trupave po shoqërohen me retoriken e ashpër të Beogradit zyrtar, e cila mund të interpretohet pjesërisht edhe si mburrje boshe e presidentit serb Aleksandar Vuçic, i cili i ka vënë ultimatum NATO-s, “se nëse shpërthen diçka në Kosovë dhe Metohi dhe NATO nuk reagon, serbet do të ndërhyjnë brenda 24 orësh”, shprehet Ivica Petrovic.
Analisti Boshko Jakshic thotë se fakti që ministri serb i mbrojtjes mori me vete ambasadorin rus, nuk ishte një lëvizje e balancuar, sepse e nxori Rusinë si mbrojtësen e madhe të interesave serbe në Kosovë, dhe së shpejti në kryeqytetet perëndimore do të kërkojnë që Serbia të paguajë faturën.
Top Channel