Zëvendës/ndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar në një audio-konferencë me gazetarë ka folur për situatën në Kosovë pas vendosjes së reciprociteti për targa me Serbinë.

Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar.

Në pyetjen e drejtuar nga Telegrafi se a do të ketë përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cili do të jetë roli i tij në këtë proces, zëvendës/ndihmës sekretari amerikan ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme në këtë proces.

Dialogu është i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do të vazhdoj të jetë kështu. Roli jonë ka qenë dhe do të jetë i pranishëm në këtë proces…”, u shpreh zëvendës sekretari amerikan Escobar.

Ai më tej është pyetur edhe nëse SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa. Escobar ka theksuar se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.
Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”, tha Escobar. Ai ishte sot e dje në Bruksel, ku Kosova e Serbia diskutuan për çështjen e targave.

Ndryshe sot në Bruksel u arrit marrëveshja, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse.

Top Channel