Ftesë në 5/ Me kamera në dhomën e gjumit, moderatorja s’ përton të bëjë pyetjen e sikletshme

30/09/2021 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për jetën e shumëpërfolur të Britney Spears, ylli i muzikës pop që “u lirua” pas 13 vitesh.

Për vite me radhë kënëgtarja ka qenë nën kujdestarinë e plotë të të atit, i cili vendoste për të ardhurat dhe vendimet e jetës së saj personale.

Shpeshherë kanë qarkulluar lajme që i ati ka qenë abuziv, ndërkohë dokumentari i publikuar pak ditë më parë ngrinte pikëpyetje të reja mbi jetën e Britney-t gjatë kësaj kohe.

“Duhet t’i merrte lekë të atit për t’u blerë fëmijëve dhurata dhe për më tepër kishte kamera sigurie edhe në dhomën e gjumit”, ishin këto detaje që u zbuluan gjatë bisedës.

Ndërkohë moderatorja Sara Gjordeni, njëkohësisht fanse e çmendur e Britney Spears nuk ngurroi të pyeste me zë të lartë: Çfarë pretendonin të shihnin në dhomën e gjumit?

Top Channel