Berisha ‘non grata’/ Bushati në “Open” Ai që e shpiku fabulën, është një pervers që…

30/09/2021 21:26

Analisti Andi Bushati është i mendimit se shpallja ‘non grata’ i ish-kryeministrit Sali Berisha është inskenuar nga persona që synon të shkatërrojë të djathtën.

“Kujt i shërbeu shpallja ‘non grata’ Berishës”, kur këtu kanë 8 vite që vjedhin. Berisha dhe nëse ka vjedhur e ka mbaruar atë fazë, tani janë të tjerë.

Kjo fabul dhe ai që e ka shpikur ‘non grata-n’ e Berishës ka qenë një njeri pervers që ka pasur qëllim shkatërrim e opozitës”, shprehet Bushati në emisionin “Open”.

Duke folur për ‘foltoret’ e ish-liderit demokrat në qytetet e vendit dhe ‘lufta’ që i ka shpallur kryedemokratit Lulzim Basha pasi ai e përjashtoi nga grupi parlamentar, Bushati thotë se “ata që po e mbështesin nuk kanë zgjidhje tjetër”.,

Sipas tij, “Partia Demokratike është katandisur aq keq”, sa shpresa e vetme mbetet Berisha.
Nuk mendoj se duhet të rikthehet më në krye të partisë. Nuk i bën mirë opozitarizmit në Shqipëri.
Nuk është ky problemi sot para opozitës. Është puna që me këtë lider që ka sot, i bën dot ballë regjimt të Edi Ramës apo jo.

Ata që e kanë përkrahur Berishën shkojnë nga ky shqetësim, janë njerëz të pashpresë. Berisha është zgjidhja nga halli se atje ku është katandisur opozita, s’kanë ç’bëjnë”.

Top Channel