Shakira sulmohet nga derrat e egër që i grabisin çantën në parkun në Barcelonë (fotot)

30/09/2021 15:47

Ylli kolumbian i muzikës Shakira ka rrëfyer sot se është sulmuar nga dy derra të egër që tentuan të grabisin çantën e saj në një Barcelonë, kur ajo ishte me djalin e saj tetë vjeçar.

Këngëtarja kishte arritur të mbante çantën e saj, e cila ishte shkatërruar nga kafshimet e shkeljet e kafshëve të egra, që kërkonin për ushqim në qendrën katalanase.

44-vjeçarja nënë e dy fëmijëve, e fejuar me mbrojtësin e skuadrës së Barcelonës, Gerard Pique, tregonte për incidentin e frikshëm në rrjetin social Instagram: “Shikoni sesi dy derra të egër katandisën çantën time pasi më sulmuan në park”.

“Ato po merrnin cantën time për ta çuar në pyll megjithë telefonin tim brenda. Kanë shkatërruar gjithçka”.

Djali i saj ishte pranë saj kur këngëtarja tregonte ngjarjen, e cila më pas e pyeti: “Milan, thuaj të vërtetën. Tregoji sesi mamaja jote i luftoi dy derrat e egër”.

Por Milani nuk dëshironte të fliste në kamera dhe këngëtarja e njohur nuk dha më shumë detaje se në cilin park ndodhi incidenti apo kohën e saktë.

As Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, dhe as djali i saj nuk ishin plagosur në incident.

Ndërkohë edhe një tjetër rezident në Barcelonë, Xavier Bosch tregoi muajin e kaluar sesi ishte sulmuar e kafshuar nga derra të egër në parkun e qytezës Tibidado, teksa ishte me familjen duke ndjekur një shfaqje qiellore të rënies së meteorëve.

Pamje të derrave të egër brenda qyteteve kanë ardhur së fundmi edhe nga kryeqyteti italian Roma  apo qytete bregdetare si Costa del Sol e Fuengirola.

Meshkujt e rritur te derrave te eger mund të shkaktojnë plagë të rënda në sulmet e tyre, madje në raste të rralla derrat e egër mund të transmetojnë sëmundje si tuberculozi, hepatitis E dhe influenza A.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel