“E kemi një marrëveshje. Pas dy ditë negociatash intensive, një marrëveshje për shtensionimin e dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”

Me këtë mesazh i dërguari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi arritjen e marrëveshjes që duhet të shtensionojë situatën në veri të Kosovës, prej më shumë se 10 ditësh serbët lokalë kanë mbajtur të bllokuara pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut, ndërsa Serbia dërgoi ushtrinë e saj në afërsi të zonës.

Sipas marrëveshjes, të shtunën në 2 tetor do të ndodhë njëkohësisht heqja e barrikadave dhe e njësive të posaçme policore nga pikat e kalimit kufitar, një ofertë e mëhershme kjo e pales kosovare që ishte hedhur poshtë fillimisht nga serbët, por tani e pranojnë. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Gjithashtu, nga data 4 tetor, do të zbatohet vënia e fletëve ngjitëseve në targat e makinave deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Një grup i posaçëm i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Europian, Prishtinës dhe Beogradit do të nisë nga puna me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të ngërçit. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, ky grup pune do të paraqesë rezultatet e përpjekjeve te tij në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Top Channel