West Ham nuk arriti të merrte gjatë verës një bomber goli dhe do ta bëjë me çdo kusht në merkaton e dimrit.

David Moyes kërkon një sulmues të afirmuar dhe drejtuesit kanë piketuar Youssef El Nesyri, bomberin e Sevillas që sezonin e shkuar shkëlqeu me 24 gola në 52 ndeshje.

Synimet e West Ham janë të qarta por pengesa e madhe është fakti që Sevilla nuk pranon të privohet nga një lojtar kaq i rëndësishëm në mes të sezonit dhe vetëm një ofertë prej të paktën 50 milionë euro mund të tundojë klubin spanjoll.

 

Top Channel