Festivali i teatrit në Elbasan/ Vijnë teatro nga Italia, Lituania, Serbia, Turqia dhe Kosova

30/09/2021 19:57

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” rikthehet për të 23-tin vit radhazi në qytetin e Elbasanit, duke vijuar kështu traditën e pandërprerë të prurjeve cilësore të artit skenik me larmi stilesh e formash të reja.

Nëntë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Italia, Lituania, Serbia dhe Turqia, si dhe një sërë personalitetesh – specialistë të shquar të teatrit nga vendi dhe bota – do të jenë pjesë e “Skampa 2021”.

Ashtu si çdo vit që vjen me një slogan të ri, këtë herë edicioni i 23-të i Festivalit “Skampa” mban titullin “Teatër . Në këtë kontekst ai vjen si një akt sfide përballë situatës së vështirë të pandemisë – përmes Besimit, Dashurisë dhe Shpresës, si dhe njëkohësisht vjen si një model për t’u përditësuar me kohën, për t’u akorduar e ndryshuar më tej. E starton kete festival trupa e Kosoves.

Sipas regjisorit Adonis Filipi, “Teatri i ka mbijetuar shumë plagëve dhe epidemive para nesh dhe do t’i mbijetojë shumë epidemive pas nesh. E rëndësishme është që secili të përpiqet dhe të mendojë se ç’duhet bërë në këto kohë të vështira dhe të çuditshme për të ecur përpara dhe për t’i bindur njerëzit që të sillen ndryshe.

Në këtë kontekst, festivali vjen si një zë shprese duke hapur portën e tij për publikun, si një mundësi frymëzimi për njerëzit duke përçuar gëzim dhe argëtim”.

Top Channel