E shtunë, 02 Tetor 2021
19:49
Erozioni gërryen Durrësin/ Deti po përpin edhe rrugët në zonën bregdetare

Vija bregdetare e Durrësit vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut.

19:47
Koncesioni që i merr portin e Vlorës/ Deputeti Shehaj: Skemë pa logjikë ekonomike, qartazi korruptive

Në kohën kur sapo kishte nisur fushata elektorale për zgjedhjet e vitit 2021, qeveria shqiptare dha një koncesion të ri.

19:44
Fermerët e Kivit në Vlorë zgjedhin bimët që u japin më shumë të ardhura

Ky është 72 vjeçari Qazim Muhameti  fermer nga fshati Llakatund i Vlorës i cili ishte  i pari që kultivoi kivin në Vlorë.

19:42
Hondurasi djeg 3 ton kokainë të kapura nga kartelet e drogës (fotot)

Autoritetet në qytetin e Tegucigalpa në Honduras dogjën sot më shumë se 3.000 kilogramë kokainë të kapur nga kartelet e trafikut të drogës gjatë operacioneve të vitit 2021.

19:41
Fermerët e pësuan këtë vit/ Siguruan të ardhurat më të pakta për shkak të problemeve me farërat

Në vitin 2000 Sotiraq Çela, emigroi drejt Italisë. Për 12 vite ai punoi si fermer në serat e Sicilisë, në Itali bujqësia të siguronte të jetë të mirë. Për këtë arsye ai vendosi që të kthehej si fermer në vendlindje në Samatic të Beratit.

19:37
“U gabua me taksat e bujqësisë”/ Ekspertët e bujqësisë: Skema me TVSH goditi rëndë blegtorinë

Teksa thuajse gjithë sektorët e ekonomisë shfaqën rekuperim me rritje dyshifrore në tremujorin e dytë, vetëm bujqësia rezultoi me rënie me 0.61%.

19:34
Rritet edhe çmimi i karburanteve/ Nafta shkon 177 lekë litri. Benzina, 179 lekë litri 

Pas rritjes së çmimit të bukës dhe produkteve të tjera ushqimore janë shtrenjtuar më tej edhe çmimet e karburanteve në vend për të disatën herë radhazi brenda një periudhe të shkurtër kohe.

19:32
Hapet kufiri Kosovë-Serbi/ Zbatohet marrëveshja. Largohen serbët dhe policia

 “Ora shënon 19 e 30 dhe përveç pozicionimit të trupave të KFOR-it, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë këtu njashtu si protestuesit që deri në këto momente kanë liruar vetëm njërën anë të rrugës për qarkullim”.

19:25
Historia prekëse: Babai në burg, nëna rrëfen vuajtjet me djalin e saj: Do heq pjesë të trupit tim për të rritur djalin

Këtë të shtunë në “Më thuaj një dëshirë” në Top Channel, mes shumë historish të bukura argëtuese por edhe prekëse, ka qenë edhe ajo e Xhuniorobertit të vogël I cili dëshironte të lumturonte nënën e tij.

19:24
“Jo vaksinimit të detyrueshëm”/ Protestuesit i bëjnë thirrje policisë: Zgjohuni nga gjumi!

Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme rreth orës 18:00 para sheshit “Nënë Tereza” për të marshuar kundër vaksinimit të detyruar. Ata janë kundër vaksinës anti Covid dhe organizuan një protestë, ku bënë thirrje që do të vijojnë me këto veprime, edhe nëse i pengon policia.

19:11
U hodh nga kati i tetë pas sherrit/ Ja kush është 26-vjeçari që vrau veten dhe gruan e huaj, dedikimi në rrjete sociale: Të dua bukuroshe…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku humbën jetën dy persona pas një konflikti që patën në një banesë me qira.

18:40
Vdes i riu dhe gruaja e huaj/ Ishin në banesë me qera ditore, 26-vjeçari e qëlloi me thikë dhe u hodh nga lartësia. Detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë shkollës “Pjetër Budi”, ku një burrë dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga lartësia.

18:33
Shqiptari shkeli urdhrin e Gjykatës, kërcënonte ish-gruan dhe e përndiqte/ Pas 1 orë kërkimi, arrestohet nga policia italiane

Një 35-vjeçar shqiptar që banon në Ankona është arrestuar për keqtrajtim, kërcënim dhe përndjekje ndaj gruas së tij, me të cilën është në proces divorci.

18:21
Chelsea rikthehet te fitorja, Leeds e “bën sefte”, një korean nderon Wolves

Londinezët gjetën shumë shpejt golin e avantazhit, pasi mbrojtësi Chalobah u shërbye nga Loftus-Cheek dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, shënoi edhe Timo Werner, por goli i gjermanit u anulua për një faull në sulm.

18:20
Trump i drejtohet gjykatës për llogarinë në Twitter

Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gjykatës federal që të urdhërojë kompaninë Twitter t’ia aktivizojë llogarinë e tij në këtë rrjet social.

18:11
Big, supermarketi i shqiptarëve vjen me imazh të freskët!

Big Market, rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve ka vendosur të sjellë freskinë e produkteve edhe në imazhin e tyre të ri. Të pranishëm në çdo lagje dhe qytete, Big Market është një nga promovuesit kryesorë të produkteve bio shqiptare, të sjella shpesh herë direkt nga fermat dhe vreshtat më të mira në vend.

18:01
Po punonte në një objekt në ndërtim në Mullet, bie nga lartësia 24-vjeçari. Dërgohet me urgjencë në spital

Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mullet, ku ka rënë nga lartësia një 24-vjeçar teksa punonte në një objekt në ndërtim.

17:54
Historia e bukuroshes amerikane që mori peng të dashurin besimtar, për ta kthyer në ‘skllav seksi’ (fotot)

Ish-Miss Wyoming, Joyce McKinney kishte ndjekur dhe zbuluar se i dashuri i saj Kirk Anderson ishte larguar në Britani nga SHBA, por organizoi kthimin e tij me forcë për ta mbajtur të lidhur në shërbim të epsheve të saj.

17:53
Aksident i rëndë tek “Gurët e Skënderbeut”/ “Benzi” del nga rruga dhe përmbyset, nuk gjendet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”.

17:38
Me shpejtësi 161 km/h dhe me telefon në dorë/ Arrestohen 7 drejtues nga policia, pezullohen 39 patenta

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin dhe ka arrestuar 7 mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

17:29
Deputetja më e vjetër e parlamentit shqiptar feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Luljeta Bozo

Deputetja më e vjetër në parlamentin shqiptar, Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen dhe mbush 79 vjeçe.

17:22
Edhe miliardere edhe modele/ Vajza e Steve Jobs i lë të gjithë pa fjalë në pasarelë (Fotot)

Vajza e themeluesit të Apple, Steve Jobs i la të gjithë pa fjalë ndërsa mori pjesë si modele në sfilatën e Coperni në Javën e Modës në Paris.

17:14
Përplasje e ashpër dhe fitore! Florian Marku reagon në rrjete sociale: Jam kënaqur në Shqipëri! Mezi pres të…

Boksieri Florian Marku ka reaguar në rrjete sociale pas reagimeve të shumta që mori nga fitorja ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Pas plot 10 raundesh, Marku i ka rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

17:11
35 të infektuar me COVID në gjendje të rëndë/ 549 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orë

Numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID ka pasur ulje, krahasuar me ditët e mëparshme.

17:04
Pamje shokuese të aligatorit gjigant kanibal që gëlltit një tjetër nga lloji i vet 1.7 metra të gjatë (video)

Një burrë në SHBA ka filmuar pranë shtëpisë së tij momentet shokuese kur një aligator gjigant doli nga uji për të gëlltitur një tjetër “më të vogël” nga lloji i tij, rreth 1.7 metra të gjatë.

16:56
Benzema: Mbappe te Reali, çështje kohe, jam mes numrave 9 dhe 10

Gazeta franceze “L’Equipe” i ka kushtuar hapësirat kryesore në numrin e radhës sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema, i cili flet, veç të tjerash, edhe për kthimin në kombëtaren franceze pas pezullimit 6-vjeçar. Benzema synon të fitojë Nations League me Francën.

16:55
Skënderbeu-Vllaznia/ Sfida në Korçë, shkodranët pa Da Silvën

Skënderbeu pret Vllazninë në Korçë, me synimin për të marrë fitoren e parë sezonale, por nga ana tjetër shkodranët shkojnë gjithashtu me mision marrjen e tre pikëve, pasi vijnë pas dy barazimeve radhazi.

16:51
Tronditëse në Mal të Zi/ 18-vjeçarja ekzekutohet nga bashkëshorti, thirrja në rrjete sociale: Më ndihmoni të kapim atë përbindësh!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj.

16:49
Për 64 vite ishte nën ujë, thatësira nxjerr në sipërfaqe qytetin e braktisur në SHBA (Fotot)

Qyteti Rockport ishte pjesë e shtetit Utah në SHBA që u themelua në vitin 1860.

16:43
I riu vret me thikë masazhatorin përdhunues, që i joshi të dashurën në takimin e rremë (fotot)

I dashuri i brendosur i një vajze ka vrarë brutalisht një “masazhator pedofil” që e kishte përdhunuar atë gjatë një takimi të rremë që kishte organziaur në rrjetet sociale, kur vajza kishte qenë 15 vjeçe.

16:41
“Serbia nuk e pranon rendin perëndimor”, Joseph: Putin e Xi Jingping po qeshin!

Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, tha në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Europa e Lirë Edward Joseph, i Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

16:30
Krahasimi i konkurrentëve/ Bora ia thotë troç Teas: Si skandali yt nuk besoj se do të ketë

Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për ndryshimin mes dy sezoneve të programit, ku të rinjtë shkojnë për të gjetur dashurinë e jetës.

16:17
Kosovë/ Katër të vdekur dhe 56 raste të reja me Covid-19

Katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërsa janë regjistruar edhe 56 raste të reja me koronavirus.

16:12
Përkeqësohet kriza e karburanteve në Britani, çmimet abuzive arrijnë në 3 paundë litri (fotot)

Kriza e shoferëve dhe shpërndarjes së karburanteve në Britani shënonte përkeqësim sot teksa mediat zbulonin pika furnizimi në Londër që shisnin naftën me deri në 3 paundë për litër.

16:08
Pas rindërtimit të dy shtëpive, Xhesika Berberi ndërton fusha sportive në Kombinat, Veliaj: Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën

Xhesika Berberi nuk është vetëm një nga modelet më të suksesshme shqiptare, por tregon se ka edhe një zemër të madhe.

15:59
Korrupsioni në Zyrën Arsimore Dibër/ Burg për “mësuesin” dhe shefin e Financës së Këshillit

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme dy personat e përfshirë në skemën e korrupsionit në Zyrën Arsimore Dibër, Halit Shehun dhe Fitim Farrukun.

15:50
Britania ndalon hyrjen e miliona qytetarëve të BE që kanë kartë identiteti por jo pasaporta/ Brexit (fotot)

Britania ka nisur prej 1 tetorit zbatimit e rregullave të reja të Brexit duke ndaluar hyrjen e qytetarëve të Bashkimit Evropian me kartë identiteti, por që nuk kanë pasaportë.

15:43
Nëna vret fëmijën/ Vdes 2-vjeçari në supermarket, gruas iu gjet thikë në çantë

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë, ku një fëmijë u gjet i vdekur në një supermarket të Perugias me plagë në gjoks.

15:31
Burgoset për 18 vjet bodyguard-i gjerman që vrau të dashurën aristokrate, kur trashëgimarja britanike donte ta linte (fotot)

Një roje klubesh nate është burgosur sot për 18 vjet për vrasjen brutale të të dashurës së tij nga një familje fisnike britanike, pasi pretendoi fillimisht se vdekja kishte ndodhur gjatë një “loje seksi”.

15:17
Nis puna për Skavicën/ Hidrocentrali me vlerë 500 milionë dollarë do ndërtohet me ndihmë amerikane

Në Luginën e Lumit Drin, këto makineri të rënda nisën gërrmimet gjeologjike të nevojshme, të cilat i paraprinë nisjes së ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës.

15:13
Të hënën mësim me kohë të plotë/ Prindërit, të kënaqur me fitoren e protestës së tyre

Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë në të 12-tën, nisin mësimin ditën e hënë, pra më 4 tetor, si para pandemisë, pra pa turne dhe me orë 45 minutë she.

14:54
Në emision dashurie ama vetë single, rrëfehet Bora Zemani!

Bora Zemani ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Bora ka rrëfyer ethet e fillimit të Përputhen Prime, mbrëmjen e sotshme si dhe ka folur për marrëdhëniet me konkurrentët ku ka treguar se është shumë strikte.

14:51
Të rinjtë e papunë mund të shkojnë në BE, blloku program për rininë!

Programi i Komisionit të BE-së, ALMA është nisma më e re që synon të ndihmojë të rinjtë pa kualifikim profesional dhe pa punë, por me mundësi për të punuar diku në Europë si në Spanjë, Itali apo në Poloni.

14:50
Pas kamionit me banerin provokues, largohen edhe njësitë speciale të Kosovës nga Jarinja

Pas largimit të kamionit të fundit që mbante një parrullë provokuese në Jarinjë, janë larguar edhe forcat e njësive speciale të Kosovës.

14:36
Avioni përplaset në ajër me helikopterin, tragjedia mbyllet me viktima!

Një helikopter dhe një avion i vogël u përplasën në ajër në Arizona të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

14:34
Je bërë pishman që u fute në Përputhen? Rrëfehet Tea

Tea ka qenë një ndër ato personazhe që spikati më së shumti në Përputhen. Tashmë ajo është moderatore e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel së bashku me Fatmën, Olesian dhe Kristën.

14:30
Megaoperacioni në 27 shtete/ Arrestohen 330 persona, Policia e Shtetit jep detajet. Ja pse akuzohen

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në operacionin e  Europol i koduar “Jad See, Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore” si rezultat i të cilit janë arrestuar 330 persona, nga 27 shtete të ndryshme të botës.

14:24
Protestuesit serbë qëndruan 13 ditë/ Fillon heqja e çadrave në Jarinjë

Njësia Speciale e Kosovës vazhdon të qëndrojë në Jarinjë, edhe pas largimit të kamionit me banerin provokues ku shkruhej “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”.

14:18
‘Bindet’ shoferi serb, largon kamionin me banerin ‘provokues’ në Jarinjë

Kamioni me banerin provokues në Jarinjë është larguar pas shumë orësh.

14:04
SHBA paralajmëron Turqinë: “Mos blini më armë ruse, në të kundërt…”

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Turqinë se mund të rrezikojë shumë më tepër në marrëdhëniet dypalëshe nëse blen armë tjera nga Rusia.

13:54
Sërish tensione në Jarinjë/ Mediat serbe: “KFOR-i rri kot, ROSU kthehet i armatosur”!

Mediat serbe përcjellin lajme tensionuese, sipas të cilave njësitë e armatosura special të Kosovës janë rikthyer në kufi, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërsa forcat e KFOR-it, thonë ato  “rrinë e vërshojnë nga larg”.

13:53
Lirohet rruga kryesore Kosovë-Serbi/ Nga Jarinja largohet kamioni i fundit me banerin provokues

Sikurse shihet edhe në këto pamje, kamioni që mbante banerin provokues “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”, në Jarinjë është larguar nga vendi ku prej ditësh qëndronte. Mësohet se e gjithë rruga kryesore është liruar dhe tashmë mund të kalohet lirisht mes dy vendeve.  

13:44
Surpriza e mrekullueshme nga Turqia! Genta Ismajli në pritje të binjakëve, mësoni gjininë e tyre (Fotot)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritjen e ëmbël.

13:41
Bora Zemani e thotë copë: Jam single! Koha e mbetur jashtë punës mbetet për Arborin

Moderatorja e ‘Për’puthen’, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, në Top Channel, nga ku ka pranuar se është totalisht single.

13:38
Ilaçi anti-Covid funksionon: Përgjysmoi shtrimet në spital dhe vdekjet!

Kompania farmaceutike Merck & Co njoftoi se ilaçi i saj eksperimental kundër COVID-19 përgjysmon shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus dhe se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e tij.

13:34
Njësitë speciale nuk lëvizin nga veriu: Të hiqen një herë barrikadat serbe!

Edhe pse procesi duhet të niste që në tetë të mëngjesit, serbët ende nuk i kanë hequr barrikadat nga Jarinja e Bërnjaku.

13:32
Dhimbje të forta në bark, tmerrohen mjekët: I gjejnë një kilogram gozhda në stomak! 

Një burri nga Lituania, mjekët i hoqën nga stomaku më shumë se një kilogram gozhda e vida, raportojnë mediat lokale.

13:27
“Po nuk zbatuat marrëveshjen, do ndërhyjmë”, Bislimi paralajmëron Serbinë!

Qeveria e Kosovës sqaroi se fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendoseshin në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë.

13:27
Britania si Kosova: Letër ngjitëse tek targat për të hyrë në BE! 

Britanikët që udhëtojnë jashtë kufijve, tani duhet ta heqin targën historike GB, ose ta mbulojnë me një letër ngjitëse ku shkruhet UK.

13:14
Vlorë/ Zjarr në fshatin Bestrovë, digjen ullishte dhe pemë

Një zjarr ka përfshirë ullishtet dhe pemtaritë në fshatin Bestrovë të Vlorës.

13:13
Njësitë Speciale të Kosovës kthehen mbrapa, do qëndrojnë në kufi derisa…

Njësitë Speciale të Kosovës kanë vendosur të mos largohen ende nga veriu i Kosovës, i cili prej ditësh qëndronte i mbyllur për shkak të barrikadave.

13:07
Marshim sensibilizues në Shkodër/ Ndal drogës! Respekt policisë!

Qytetarët e Shkodrës kanë marshuar në mënyrë sensibilizuese ditën e sotme, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha dhe vetëvrasjes së autorit, Aldi Rama.

12:55
“Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”/ Policia në kërkim të pronarit të kamionit, protestuesit brohorasin ‘Serbia’

Policia është vënë në kërkim të pronarit të kamionit, mbi të cilin është vendosur baneri “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”.

12:47
Biznesi në Shqipëri, Ambasadorja e SHBA-së: Do vijojmë të ecim përpara pavarësisht çdo pengese

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ndodhej bashkë me ministren e Energjisë, Belinda Balluku në zonën që do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës.

12:32
Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat/ Zhbllokohen pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

Ashtu sikurse u paralajmërua ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën me Serbinë.

12:28
Dasma përrallore e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut/ Atmosferë marramendëse, dekori me lule e kristale (Pamjet)

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre mbrëmjen e djeshme. Disa prej vipave të ftuar në dasmë publikuan foto nga ambient përrallor.

12:23
Dinamo-Partizani, 1-1/ Në ndeshje pati penallti dhe kartona të kuq, por jo fitues

Tek Dinamo-Partizani ndodh gjithçka, gola, penallti, karton i kuq por jo fitues

12:18
Shkarkimi i Presidentit/ Ilir Meta: Çështje politike, jam i qetë!

Gjatë muajt tetor Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet të shprehet për shkarkimin e presidentit nga parlamenti.

11:52
Prostitucion tek “Ura e Dajlanit”, arrestohen dy vajza

Dy vajza janë arrestuar në lagjen Nr.14 tek “Ura e Dajlanit” pasi ushtronin prostitucion.

11:48
Ministrja Manastirliu: Edhe muaji tetor do jetë i hapur për vaksinimin e popullsisë

 Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është prezantuar Plani i Përgjigjies 2021-2023 ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësisë.

11:44
KFOR-i në Jarinjë e Bërnjak, nis largimi i barrikadave!

Orët e para të mëngjesit të sotëm nisi zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën me Serbinë.

11:41
38 avionë kinezë mësyjnë Tajvanin, ishulli angazhon ushtrinë! 

38 avionë ushtarakë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, inkursioni më i madh ky i ketij lloji nga ana e Pekinit.

11:36
Deputeti Gështenja: Papunësia në kulm! Në 5 zona në Elbasan s’ofrohet asnjë vend pune

Deputeti i Librazhdit dhe Përrenjasit, Lefter Gështenja është shprehur ditën e sotme se papunësia në vendin tonë është në kulm.

11:31
Situata në veri të Kosovës/ Kryetari i Leposaviçit: T’i kthehemi normalitetit. Kur të lëvizin njësitë speciale edhe makineritë hiqen

Kryetari i Leposaviçit, Zoran Tadiç është shprehur i gatshëm të vërë në zbatim marrëveshjen Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave, e firmosur dy ditë më parë në Bruksel.

11:20
Nga foltorja e Berishës te dobësimi i opozitës/ Meta flet për aktualitetin politik, ja ç’thotë për bashkëpunimin Rama-Basha

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Pogradec ku i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për një sërë çështjesh të aktualitetit politik.

11:16
Punë si mësues kundrejt 1 milion lekëve/  Zbardhen përgjimet, zbulohet skema e mashtrimit në Zyrën Arsimore Dibër

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e një rasti tentative korrupsioni për të punësuar dikë si mësues në Dibër kundrejt pagesës.

11:12
Rrëfimi tronditës i dy motrave/ Tregojnë si nëna abuzonte seksualisht: Mami dhe partneri i saj më kërkuan të shtrihem në shtrat dhe…

Dy vajza 15 dhe 20-vjeç janë abuzuar seksualisht nga nëna e tyre. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Selanik, të Greqisë. Të dyja motrat thyen heshtjen duke folur për televizionin Mega.

10:49
Shkollat e Shekullit XXI/ Ministrja Kushi: Nxisim aftësimin digjital dhe mendimin kritik tek nxënësit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ambasadori Rajonal për Europën, Azinë Qendrore, Turqinë dhe Iranin për “COP26”, David Moran, Ambasadori Britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe përfaqësues të Këshillit Britanik në Shqipëri kanë vizituar shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi” në kryeqytet, ku kanë ndjekur nga afër pasionin e nxënësve në projektet e tyre novatore për ndryshimet klimatike.

10:47
Vlorë/ Kapen 15 klandestinë në zonën e Karaburunit

Në zonën e Karaburunit në gjirin e Bristanit, rreth orës 08:30, janë kapur 15 klandestinë, dyshohet shtetas sirianë. Ata më pas janë sjellë në portin e Vlorës.  

10:39
Aksidentoi për vdekje 67-vjeçarin në Fier, vihet në pranga drejtuesi i motorit

Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier, ku njëri prej tyre shpërndante drogë në doza të vogla.

10:14
Elbasan/ 18-vjeçari kapet me kokainë

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit kokainë.

10:10
Gramsh/ 35-vjeçari qëllon me sëpatë 27-vjeçarin, niset me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh të Elbasanit. Një 35-vjeçar si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sëpatë një 27-vjeçar.

10:04
Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Kosovës e kishte dënuar me burg. Akuzohet për…

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

10:00
Dy ditë pas marrëveshjes, ja si paraqitet situata në veri të Kosovës/ Kamionët qëndrojnë të palëvizur në njërin aks, forcat e KFOR nisen drejt Jarinjës

Dy ditë më parë (30 shtator 2021) Kosova dhe Serbia firmosën në Bruksel marrëveshjen për reciprocitetin e targave dhe heqjen e bllokadave në Jarinjë dhe Bërnjak.

09:51
Veliaj në Gjeorgji për të vëzhguar zgjedhjet lokale, si pjesë e misionit të Kongresit të Këshillit të Europës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet për një vizitë të shkurter në Gjeorgji, për të vëzhguar zgjedhjet lokale që po mbahen atje.

09:33
Pamje/ Aksident te ‘Rruga Kavajës’, makina futet me të kuqe në semafor, foristrada përfundon në trotuar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, në vendin e quajtur ish-parku i autobusëve.

09:14
Tiranë/ “25 mijë euro për 4 pasaporta spanjolle”, arrestohet 35-vjeçari, falsifikoi dokumentet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Trip” si rezultat i të cilit ka rënë në pranga një 35-vjeçar. Ky i fundit në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë kundrejt shumës rreth 25.000 euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle dy shtetas dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.  

09:01
Fotot e frikshme/ Momenti kur shembet ndërtesa 8 katëshe, në mes të një qendre të banuar

Një ndërtesë në Indi është shembur si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Incidenti ndodhi në zonën Shimla në shtetin verior të Himashal Pradesh në Indi.

08:45
Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Por votën për ndryshim e morën Të Gjelbrit dhe FDP, pa të cilët nuk mund të formohet qeveria. Ata janë fituesit e vërtetë, shkruan Auron Dodi.

08:19
SHBA i bën thirrje Turqisë të mos blejë më armë ruse

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të premten Turqinë se mund të rrezikojë më shumë lidhjet bilaterale nëse blen armë tjera nga Rusia.

08:15
Mbingarkesat ushqimore të verës dhe kthimi në normalitet në vjeshtë!

Eshtë pothuajse e qartë që gjatë stines se Verës, së bashku me ne “shkon me pushime” edhe dieta jonë ushqimore, të cilën e kemi mbajtur me rigorozitet gjatë vitit. Fenomen tjetër i cili na ndodh rëndom në pushimet verore është zgjimi në orët e vona të paradites dhe dembelizmi për të kryer aktivitete sportive.

07:57
Biden zotohet për zgjidhje lidhur me planin prej 3.5 trilionë dollarësh

Presidenti Joe Biden u zotua të premten në Kongres për “zgjidhje”, ndërsa demokratët po përpiqen të shpëtojnë një variant të reduktuar të planit të tij prej 3.5 trilionë dollarësh dhe një projektligj të lidhur me punët publike. Disa ditë negociatash të vazhdueshme nuk kanë arritur ende të sigurojnë një marrëveshje.

07:47
Merck & Co: Ilaçi eksperimental zvogëlon efektet më të rënda të COVID-19

Kompania farmaceutike Merck & Co tha të premten se ilaçi i saj eksperimental kundër COVID-19 përgjysmon shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus dhe se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e tij.

07:33
Diell dhe temperatura deri në 26 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

06:58
Si ndikon kolesteroli në shëndetin e tiroides, ushqimet që duhet të shmangni

Kolesteroli i lartë është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe isheminë. Rritja pa fre e tij kryesisht i atribuohet ushqyerjes së keqe dhe stilit të jetesës megjithatë ka një sërë problemesh shëndetësore që kanë ndikim tek niveli i kolesterolit.

06:32
Zbuloni çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini 2 filxhanë kafe në ditë

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

06:16
Tetori rozë/ 1 në 9 gra preket nga kanceri i gjirit

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Një sëmundje e cila sipas të dhënave nga OBSH shkakton rreth 680.000 vdekje gjatë një viti në rang global. Ky lloj kanceri është një nga llojet më të shpeshta të tumoreve tek gratë, kryesisht tek ato të moshës mbi 35 vjeç.

05:50
Mënyra e të ushqyerit/ Ndikimi në shfaqjen e hershme të depresionit

Studimet paralajmërojnë se një ndryshim sado i vogël në mënyrën e ushqyerjes mund të nxisë simptomat e depresionit tek të rinjtë. Sipas ekspertëve, ushqyerja konsiderohet një faktor rreziku për shfaqjen e depresionit. Ata shpjegojnë se adoleshentët dhe të rinjtë janë në një periudhë të jetës ku rreziku i depresionit është ndjeshëm i lartë. Kjo periudhë është shumë kritike sepse gjatë saj, të rinjtë mund të përcaktojnë një qasje të caktuar ndaj ushqimit të cilën do ta praktikojnë edhe më vonë.

05:15
Paraliza e gjumit/ Pse ndodh dhe cilët janë më të rrezikuar

Zgjohesh papritur dhe je plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i zgjuar por nuk lëviz dot? Atëherë sapo ke përjetuar të ashtuquajturën “paralizë e gjumit”.

03:46
Një burrë nuk duhet t’ia thotë këto gjëra gruas së tij në një lidhje serioze ose martesë

Edhe pse shpesh mund t’i themi partnerit tonë gjëra që nuk i nënkuptojmë, duhet të ketë një kufi. Për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme, ka disa fjalë që duhet të “kafshojnë gjuhën”.