“Serbia nuk e pranon rendin perëndimor”, Joseph: Putin e Xi Jingping po qeshin!

02/10/2021 16:41

Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, tha në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Europa e Lirë Edward Joseph, i Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me qasjen e vet ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.”Marrëveshja e Brukselit parashikon reciprocitet mes Serbisë dhe Kosovës.

Në vend që vetëm Kosova t’i ndërrojë targat, tani të dyja palët do të vendosin letra ngjitëse.

Ky është reciprocitet. Vucic ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha, duke ekzagjeruar përdorimin teatral të tankeve dhe duke sjellë ambasadorin rus në bazën ushtarake të Rudnicës, në Serbi.

Në të gjithë Europën, njerëzit mund ta shohin fotografinë e një ambasadori rus pranë oficerëve të lartë ushtarakë serbë. Në këtë mënyrë, Vuçic tregoi se  nën udhëheqjen e tij, Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës”, tha Joseph.

Sipas ekspertit, akuzat e ndërsjella vazhdojnë., ambasadori rus qesh, e po ashtu edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jinping. “Nëse duan që në rajon të ndalojë ndikimi malinj i Rusisë, është e rëndësishme të kuptohet se përse po përkeqësohet situata”, vazhdon Joseph që insiston se problemet në Ballkanin Perëndimor janë të zgjidhshme, vetëm atëherë kur rendi perëndimor të pranohet nga të gjithë shtetet

 

Top Channel