Tronditëse në Mal të Zi/ 18-vjeçarja ekzekutohet nga bashkëshorti, thirrja në rrjete sociale: Më ndihmoni të kapim atë përbindësh!

02/10/2021 16:51

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj.

Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta, ndërsa në rrjete sociale po qarkullon fotografia e Sheila Bakijës, për të cilën kërkohet drejtësi pasi vrasësi Ilir Djokaj është në arrati.

Është e paqartë arsyeja përse 18-vjecarja ka rënë viktimë e bashkëshortit të saj, i cili ka plagosur edhe babain e Sheilës.

“Emri im është Sheila Bakija

Shqiptare nga Mali i Zi (Tuzi)

Dje isha vetëm 19 vjeçe kur më vranë.

Vrasësi vrapon akoma i lir, ai që më mori jetën në lule të rinisë, me ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpis duke me marr jeten mua, dhe duke lan të plagosur Babain tim.

MOS I VRISNI VAJZAT” – shkruhet në fotografinë që po qarkullon në rrjete sociale.

Ndërsa një poezi e titulluar “Plagë e zezë” përshkruan tragjedinë e rëndë duke treguar se sa rëndë do e përjetojnë prindërit teksa i bën pyetjen autorit: “Pse se ndale dorën o bir, e vrave ëndrrën që e kishe ti, i more jetën në moshë të re…”

PLAGË E ZEZË

Mos e vish me të zeza një nënë
Mos ja thyej ti shpirtin asaj
Se gjithë jetën do ti mbes
Plagë e zezë në zemren e saj

Pse se n’dale doren o bir
Por qëllove mbi një zemër të re
E vrave endrren qe e kishe ti
I more jeten në mosh të re

O ti ves që veson barin
Bjerë e bjerë për çdo natë
Ta bësh më të butë ti barin
Që ti duket varri si shtrat

Hapu varr mos e mbaj brënda
Të zgjohet e të gëzojë jetën
E kërkon Baba edhe Nëna
Si qyqe mbi Varr kan mbet te mjeret

Çaje varrin o ti engjull
Zgjohu fluturo si asnjëherë
Se gabim e ka shkru Zoti
Me të marr ty kaq të re

Lamtumire oj nena ime
Lamtumire ti baba jem
Nga kjo jetë unë po shkoj
E nuk kthehem ma n’kete vend
Fati rrugen e ka shkrua

Në tragjedi me perfundua
Syt e ballit me I mshel
Pa me ju puthë dhe një herë
Dora e burrit me paska vra

Disa plumba në trup m’kan ra
Unë kam vdek e rahat nuk jam
Pa me e pagua gjakun tem
Sheila Bakija Pushosh në paqe

FOTO GALERI
1/3

Top Channel