“Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”/ Policia në kërkim të pronarit të kamionit, protestuesit brohorasin ‘Serbia’

02/10/2021 12:55

Policia është vënë në kërkim të pronarit të kamionit, mbi të cilin është vendosur baneri “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”.

Ai kërkohet me qëllim për të larguar mjetin nga vendqëndrimi, pasi ka nisur lëvizja e barrikadave.

Mësohet se pronari i kamionit nuk dihet se cili është, apo nëse është apo jo në vendngjarje.

Ndërkohë të gjithë protestuesit që prej ditësh kanë qëndruar me çadra në kufi brohorasin “Serbia”.

Top Channel