Deputetja më e vjetër e parlamentit shqiptar feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Luljeta Bozo

02/10/2021 17:29

Deputetja më e vjetër në parlamentin shqiptar, Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen dhe mbush 79 vjeçe.

Nuk kanë munguar urimet e shumta, mes tyre edhe i nuses së saj, Alda Bida, e cila ka publikuar fotoGrafi në Instagram duke uruar që ta kenë sa më gjatë pranë.

Nuk kanë munguar edhe fjalët e ngrohta për mësimet që i ka dhënë Luljeta Bozo ndër vite.

 “Të paçim sa më gjatë pranë për besimin që kemi në forcën e mendjes tënde, për mesazhin e bukur se jeta gjithnjë ka një ripërtëritje e duhet jetuar, për zërin e ngrohtë dhe leksionet që i jep jo thjesht në auditor por në shkollën e madhe të jetës… për guximin, forcën, shembullin, përkushtimin… për çfarë kam mësuar nga ty, e që ua mëson edhe stërnipërve!

Frymëzim e motivim të kemi! Gëzuar, Luljet’!”, ka shkruar Alda krahas fotos.

Luljeta Bozo është deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë. Gjatë gjithë karrierës e saj Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989.

Përgjatë gjithë karrierës së saj Luljeta ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin profesor.

Top Channel