Përplasje e ashpër dhe fitore! Florian Marku reagon në rrjete sociale: Jam kënaqur në Shqipëri! Mezi pres të…

02/10/2021 17:14

Boksieri Florian Marku ka reaguar në rrjete sociale pas reagimeve të shumta që mori nga fitorja ndaj ukrainasit Maksim Prodan. Pas plot 10 raundesh, Marku i ka rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Me anë të një video të publikuar në rrjete sociale, Marku thotë: “Përshëndetje të gjithëve, ju flaenderoj nga zemra për përkrahjen, si në rrjete sociale, si në rrugë që më ndalojnë makina e njerëz dhe më urojnë për fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri. Pas fitores ka qenë dicka e pabesueshme. Ky është vetëm fillimi. Mezi pres të kthehem në Angli dhe të vazhdoj me përgatitjet dhe të sjell në Shqipëri akoma më shumë tituj.”

Kujtojmë se Marku dhe Prodani u përplasën ashpër në momentin e peshimit dhe të ceremonisë së fotos zyrtare, por vetëm ndërhyrja e “body-guard”-ëve shmangu nisjen e ndeshjes para kohe.

Megjithatë në ring Florian Marku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit dhe ia doli të fitojë titullin kampion bote, e njëkohësisht të konfirmohet si i pamposhtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një tjetër.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel