Vdes i riu dhe gruaja e huaj/ Ishin në banesë me qera ditore, 26-vjeçari e qëlloi me thikë dhe u hodh nga lartësia. Detajet e para

02/10/2021 18:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë shkollës “Pjetër Budi”, ku një burrë dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga lartësia.

Nga informacione paraprake, mësohet se një i ri 26 vjeç dhe një grua 31 vjeçare, shtetase e huaj janë konfliktuar në një banesë me qera ditore.

I riu e ka goditur me thikë gruan, e cila ka dalë nga banesa, ka zbritur poshtë dhe ka kërkuar ndihmë. Ndërkohë burri është hedhur nga kati i 8 dhe ka vdekur. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel