Fermerët e pësuan këtë vit/ Siguruan të ardhurat më të pakta për shkak të problemeve me farërat

02/10/2021 19:41

Në vitin 2000 Sotiraq Çela, emigroi drejt Italisë. Për 12 vite ai punoi si fermer në serat e Sicilisë, në Itali bujqësia të siguronte të jetë të mirë. Për këtë arsye ai vendosi që të kthehej si fermer në vendlindje në Samatic të Beratit.

Nga viti 2012 e deri më tani Sotiraqi thotë se është viti më i keq në bujqësisë. 3 dynym sera i mbolli me fidanë domatesh që si origjinë mendohet të jenë Italiane, fatkeqësisht nga ky prodhim ai nuk ka arritur të shesë asnjë kilogram me domate.

Sotiraq Çela: “Kam 3 dynym sera, një dynym e kam valentino dhe dy maikun.

Pyetje: Përse nuk e ke vjelë këtë prodhim?

Sotiraq Çela: Është farë nga fidani i keq.

Pyetje: Është hera e parë që e kultivon këtë lloj?

Sotiraq Çela: Po hera e parë më tha një shok që është i mirë dhe  e bleva. 

Pyetje: Sa është dëmi ekonomik?

Sotiraq Çela:  5 milion Lekë.

Pyetje: I ke marrë borxh?

Sotiraq Çela: Na kanë ndihmuar pikat plehrave.

Pyetje: Si do t’i paguash faturat?

Sotiraq Çela: Do shkoj të marr kredi.

Pyetje: Sa pomodorini do të kishe shitur ti me këtë serë?

Sotiraq Çela: 15 kuintal.

Pyetje: Dhe sa ke shitur?

Sotiraq Cela: As një kilogram.

Domatet në serat e Sotiraqit, janë tharë pa u vjelë, ato nuk kanë aromën ngjyrën dhe shijen si domate. Sotiraqi thotë se episode të tilla ndodhin në gjitha vendet e BE, por është shteti ai që të siguron që të mos falimentosh.

Pyetje: Kur punoje në Sicili si fermer, a ndodhte që prodhimi të ishte kështu dhe si veprohej?

Sotiraq Çela: Po ndodhte, por atje të ndihmonte shteti dhe nuk merrje kredi.

Sotiraqi thotë se edhe përse ka harxhuar miliona lekë për këtë prodhimin ai jo vetëm që nuk ka arritur të shesë, por edhe domatet për përdorim vetjak ka qenë i detyruar t’i blejë në dyqanin e fshatit.

Pyetje: Këtu jemi në serën tjetër, çfarë lloj domateje është këtu?

Sotiraq Çela: Kjo është maikun kam mbjellë 2 dynym ke këtë domate dhe fidani i kësaj sera ka dal jo cilësor nuk kam shitur asnjë domate deri më tani.

Viktima e mashtruesve që prodhojnë fidanë domatesh nuk janë vetëm fermerët, por edhe konsumatori. Mungesa e domateve në treg do të sjellë rritje të çmimit të këtij prodhim bujqësor.

Top Channel