Britania ndalon hyrjen e miliona qytetarëve të BE që kanë kartë identiteti por jo pasaporta/ Brexit (fotot)

02/10/2021 15:50

Britania ka nisur prej 1 tetorit zbatimit e rregullave të reja të Brexit duke ndaluar hyrjen e qytetarëve të Bashkimit Evropian me kartë identiteti, por që nuk kanë pasaportë.

E përditshmja britanike “Independent” shkruan se kjo përfshin rreth 200 milionë evropianë që nuk mund të hyjnë më në ishull me kartat e identitetit të BE, kartat EEA apo me kartat kombëtare zvicerjane prej 1 tetorit”.

Deri në fund të vitit 2025 do të ketë disa përjashtime, siç janë ata që kanë fituar statusin “e stabilizuar apo para-stabilizuar në Britani, sipas skemës me BE”.

Qytetarët irlandezë mund të hyjnë me kartën e tyre “pasaportë” por jo me kartën e tyre kombëtare të identitetit.

Rregulli është një nga premtimet e Brexit i paralajmëruar dhe nga ministrja e brendshme 2021, Priti Patel, e cila tha në maj: “Këtë vit ndalohet përdorimi i kartave të pasigurta të identitetit për njerëzit që hyjnë në vendin tonë”.

Zhvillimi vjen pasi në të kaluarën disa vende evropiane lëshuan karta identiteti të stampuara të cilat mund të falsifikoheshin apo manipuloheshin relativisht lehtë.

Por prej gushtit 2021 të gjitha kartat e identitetit në BE duhet të kenë elemente të njëjta sigurie të përshkruara në  agjencinë e OKB për Aviacionin Civil Ndërkombëtar, të cilat janë shumë të vështira për t’u falsifikuar apo ndryshuar.

Pasojat priten të jenë të ndjeshme për hotelet e atraksionet turistike në Britani që frekuentohen shumë nga vizitorët e BE, ashtu si dhe nga linjat ajrore e hekurudhore.

FOTO GALERI
1/3
Ministrja Priti Patel paralajmeroi zhvillimin ne maj

Top Channel