Nga foltorja e Berishës te dobësimi i opozitës/ Meta flet për aktualitetin politik, ja ç’thotë për bashkëpunimin Rama-Basha

02/10/2021 11:20

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Pogradec ku i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për një sërë çështjesh të aktualitetit politik.

I pyetur për foltoren e organizuar në çdo qytet të Shqipërisë nga ish-kryeministri Sali Berisha për riorganizimin dhe ringritjen e PD-së, Meta tha: “Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada ka uljet e ngritjet e saj edhe brenda grupimeve politike”.

Por Presidenti nuk e kundërshton një bashkëpunim mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Për të mjafton të respektohet Kushtetuta.

Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre debateve, ato janë çështje të tyre mjaftojnë të respektojnë kushtetutën dhe parimet demokratike”, deklaroi Meta.

I pyetur nëse opozita është dobësuar sidomos me firoten e mandatit të tretë nga qeveria Rama, Meta u shpreh se: “Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara”.

Top Channel