Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë 20/06 14:01
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet për një vizitë të shkurter në Gjeorgji, për të vëzhguar zgjedhjet lokale që po mbahen atje.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka raportuar edhe një ngjarje të rëndësishme siç është arrestimi i ish-Presidentit Saakashvili pas rikthimit në vend pas 8 vitesh.
“Për një vizitë të shkurtër në Gjeorgjinë mike, për të vëzhguar zgjedhjet e sotme lokale, si pjesë e misionit të Kongresit të Keshillit të Europës.
– Ish presidenti Saakashvili u arrestua pas rikthimit në atdhe pas 8 vitesh;
– Presidenti aktual Zourabichvili zotohet se nuk do ta amnistojë;
– Ish futbollisti i Milanit, Kakha Kaladze rikandidon për kryebashkiak të Tbilisit”, shkruan Veliaj.
Top Channel