Surpriza e mrekullueshme nga Turqia! Genta Ismajli në pritje të binjakëve, mësoni gjininë e tyre (Fotot)

02/10/2021 13:44

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritjen e ëmbël.

Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë në vetëm pak muaj.

E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, Genta ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë.

Telegrafi ka mësuar se këngëtarja nga Gjilani është në pritje të jo një, por dy foshnjave, gjinia e të cilëve është një vajzë dhe tjetri djalë.

Ajo dhe biznesmeni turk do të mirëpresin në jetën e tyre binjakë, teksa shumë shpejt pritet të organizojnë edhe një festë ‘baby shower’ për dy foshnjat në ardhje.

Angazhimi në jetën e saj private ka ndikuar që ta lërë këngëtaren edhe pak më anash muzikës, pasi ka kohë që Ismajli nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel