U hodh nga kati i tetë pas sherrit/ Ja kush është 26-vjeçari që vrau veten dhe gruan e huaj, dedikimi në rrjete sociale: Të dua bukuroshe…

02/10/2021 19:11

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku humbën jetën dy persona pas një konflikti që patën në një banesë me qira.

26-vjeçari i identifikuar si Kliton Pira ka goditur me thikë shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të i pallatit, ku ka ndërruar jetë. Ndërsa 31-vjeçarja, e cila dyshohet se ishte partnerja e tij, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale, Pira ka postuar dedikime tepër të ëmbla, por duket se gjithçka e ka harruar në një moment zënke.

“Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time dhe të dua shumë bukuroshe”, shkroi në një fotografi ku shfaqet pranë saj. Ndërsa në një fotografi tjetër, ai shkroi: “Premtoj të mbaj zemrën tënde me kujdes dhe ta trajtoj me dashuri.”

Nga fotografitë, rezulton se përjetonin historinë e dashurisë që në muajin prill. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një banesë që e kishin marrë me qera ditore.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel