Për 64 vite ishte nën ujë, thatësira nxjerr në sipërfaqe qytetin e braktisur në SHBA (Fotot)

02/10/2021 16:49

Qyteti Rockport ishte pjesë e shtetit Utah në SHBA që u themelua në vitin 1860.

Ai u braktis nga banorët në vitin 1957,  kur autoritet vendosën që këtë territor në Rockport ta shndërrojnë në një liqen artificial.

Në këtë territor jetonin rreth 200 banorë, shtëpitë e të cilëve u mbuluan nga uji, me qëllim që të arrihet sipërfaqja e nevojshme e ujit.

Tani, 64 vite më vonë, për shkak të thatësirës ekstreme ky qytet ka dalë sërish mbi sipërfaqen e tokës.

Devon Deëey po testonte dronin me të cilin arriti të kapte disa fotografi të qytetit Rockport nga ajri, ndërsa mund të shihen edhe rrugët e vjetra.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel