Një helikopter dhe një avion i vogël u përplasën në ajër në Arizona të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Të dy mjetet ishin në fluturime mësimore, sqaroi zëdhënësi i policisë, Jason McClimans për CNN. Fatkeqësia megjithatë ka qenë më e madhe për helikopterin, në të cilin udhëtonin të dy viktimat.

Avioni vetë, pas përplasjes ka arritur të ulet në tokë, edhe pse dëmtoi rrotat. Për incidentin, është lajmëruar menjëherë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Aviacionit në SHBA, si dhe Administrata Federale e Aviacionit.

Ekipet e tyre kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë, nga e cila ende nuk ka detaje të tjera.

Top Channel