Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ambasadori Rajonal për Europën, Azinë Qendrore, Turqinë dhe Iranin për “COP26”, David Moran, Ambasadori Britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe përfaqësues të Këshillit Britanik në Shqipëri kanë vizituar shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi” në kryeqytet, ku kanë ndjekur nga afër pasionin e nxënësve në projektet e tyre novatore për ndryshimet klimatike.

Ministrja Kushi nënvizon se ka ngelur shumë e impresionuar nga talenti i nxënësve dhe përkushtimi i mësuesve, si dhe shpreh mirënjohjen ndaj Këshillit Britanik në Shqipëri për zhvillimin dhe zbatimin e këtij programi ambicioz.

Sipas saj, “ky program i veçantë ecën në një linjë me objektivat tona për rritjen e aftësive digjitale, zgjidhjen e problemeve përmes kodimit dhe nxitjen e mendimit kritik tek nxënësit tanë”.

Përdorimi i këtyre aftësive për çështjet që janë problematikat dhe sfidat më të mprehta të kohës, siç janë ndryshimet klimatike apo përdorimi racional i energjive dhe burimeve natyrore është avantazhi më i madh i këtij projekti”, tha ndër të tjera Kushi.

Top Channel