Pamje shokuese të aligatorit gjigant kanibal që gëlltit një tjetër nga lloji i vet 1.7 metra të gjatë (video)

02/10/2021 17:04

Një burrë në SHBA ka filmuar pranë shtëpisë së tij momentet shokuese kur një aligator gjigant doli nga uji për të gëlltitur një tjetër “më të vogël” nga lloji i tij, rreth 1.7 metra të gjatë.

Duke komentuar në rrjetet sociale, Taylor Soper shpjegonte se aligatori gjigant u ngrit nga uji për të kapur si ushqim individin e species së tij që po qëndronte në breg.

Sopet, baba i dy fëmijëve,  tha se pamjet mund të vlejnë për dokumentaret e National Geographic dhe se u xhiruan pranë kopshtit të shtëpisë së prindërve të tij.

Ai tha: “Kjo ndodhi sot pranë kopshtit të shtëpisë … ushqimi ishte një tjetër aligator 1.7 metra i gjatë. Babai im regjistroi pamjet por ai nuk ka llogari në rrjetet sociale”.

Përdoruesit e habitur shkruanin: “Ju mbakeni aligatorë në kopsht?”

Një tjetër pyeste: “Nëse aligatori ushqim ishte 1.7 metra, po ai që e hëngri sa ishte?”

FOTO GALERI
1/3
Një burrë në SHBA ka filmuar pranë shtëpisë së tij momentet shokuese kur një aligator gjigant doli nga uji për të gëlltitur një tjetër “më të vogël”

Top Channel