Pamje/ Aksident te ‘Rruga Kavajës’, makina futet me të kuqe në semafor, foristrada përfundon në trotuar

02/10/2021 09:33

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, në vendin e quajtur ish-parku i autobusëve.

Top Channel mëson se në aksident janë përfshirë një makinë ‘Caddy’ dhe një foristradë ‘Porche’.

Shkak për aksidentin është bërë kalimi me të kuqe në semafor, e njërit prej drejtuesve të mjeteve dhe si rezultat foristrada ka përfunduar në trotuar.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe grupi hetimor, që janë duke punuar për zbardhjen e aksidentit.

 

Top Channel