E martë, 01 Qershor 2021
09:15
Urimi për 1 Qershorin/ “Zëri arrin aty ku shikimi nuk mundet!” Video-mesazhi prekës nga fëmijët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi mjaft të veçantë.

08:50
I dënuar me 24 vite burg për trafik droge/ Arrestohet në Tiranë 45-vjeçari (Emri)

Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 24 vite burg për trafik droge është kapur në Tiranë.

08:34
Qershori nis me aksident/ Sarandë, 75-vjeçarja përplaset nga një makinë

Muaji qershor ka nisur me një aksident në qytetin e Sarandës, ku 75-vjeçarja është aksidentuar nga një makinë.

08:10
Pa maska në rrugë, shtyhet në 23:00 ora policore/ Nga sot në fuqi masat e reja anticovid

Qytetarët do të jenë më të çliruar nga masat anticovid duke nisur nga dita e sotme, 1 qershor.

07:50
Të imunizohen të gjithë! Vendet e BE-së nisin vaksinimin e adoleshentëve

Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Europian që e hedhin një hap të tillë.

07:10
Vranësira dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje shiu të izoluara.

06:57
Navalny i kërkon gjykatës ndërprerjen e kontrolleve të vazhdueshme në burg

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexey Navalny i kërkoi një gjykate të hënën që të vendoste për ndërprerjen e kontrolleve çdo një orë natën, të cilave ai u është nënshtruar në burg.

06:32
Macron: Përgjimi i aleatëve është papranueshëm

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se përgjimi i aleatëve nuk ishte i pranueshëm pas raporteve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) kishte përgjuar aleatët evropianë. Zoti Macron tha se Franca dhe Gjermania po kërkonin qartësi të plotë për atë që ndodhi.

06:06
Njihuni me mënyra si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje. Ndonëse nuk ka një kurë për këtë sëmundje, pacientët mund të shfrytëzojnë shumë trajtime natyrale të cilat ofrojnë qetësim të përkohshëm.

05:40
Zbuloni cilat janë vitaminat jetike për 40-vjeçarët

Çfarë të vjen ndërmend kur lexon për vitaminat? Rekomandohet t’i perceptoni ato si një ushtri të mirëfilltë ushqyesish që mbrojnë organizmin nga simptomat më të këqija të plakjes. Një regjim i mirë ushqimor është thelbësor në çdo moshë, por bëhet shumë i rëndësishëm pas moshës 40 vjeçare kur ‘rregullat e lojës’ ndryshojnë tërësisht.

05:15
Qumështi i gjembgomarit më i miri për sëmundjet e mëlçisë dhe prostatën

Problemet me prostatën duket sikur janë një aspekt i pandashëm i plakjes tek meshkujt ose thjesht çështje fati. Por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. Meshkujt mund të konsumojnë disa ushqime të rëndësishme të cilat mbështesin shëndetin e prostatës. I tillë është rasti i hithrës apo gjembgombarit.

04:58
Fushëbeteja e lashtë në Sudan, vendi i ‘luftës së parë racore’ 13.000 vjet më parë

Dhuna prehistorike në buzë të shkretëtirës së Saharës, që besohet të jetë lufta më e vjetër e identifikuar e racave, ishte në të vërtetë një seri konfliktesh, sugjeron një ri-analizë e skeleteve 13.000-vjeçare.

03:36
Macron merr vaksinën antiCOVID-19

Presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi se ishte vaksinuar kundër virusit korona.

03:13
Vllaznia “zgjon” Shkodrën! Mijëra shkodran presin ekipin në festë pas fitores së Kupës së Shqipërisë

Mijëra tifozë dolën në pritje të ekipit të Vllaznisë e cila fitoi Kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh. Që në momentin kur shkodranët morën kupën në Air Albania Stadium, në Shkodër shpërtheu festa.

02:51
Indi, 3.128 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Në Indi në 24 orët e fundit nga infeksioni i koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 3.128 persona.

02:20
Mianmar, rritet në 840 numri i viktimave në protestat kundër grusht shtetit

Që nga grushti ushtarak në Mianmar, numri i civilëve që humbën jetën si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë kundër kundërshtarëve të grushtit të shtetit u rrit në 840.

01:58
Lavrov: Ka ardhur koha për vendosjen e kontakteve politike BE-Rusi

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi se ka ardhur koha për vendosjen e kontaktit politik me Bashkimin Evropian (BE). Lavrov në fjalimin e tij të mbajtur në Moskë rreth marrëdhënieve mes Rusisë dhe BE-së, theksoi se situa aktuale është mjaft e vështirë.

01:33
Gjermani, hapet hetim për mashtrim në qendrat e testimit për COVID-19

Në Gjermani është hapur hetim për parregullsi në disa qendra të testimit të shpejtë falas për diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan mediat lokale.

01:11
Shkodra në festë/ Qytetarët dolën në shesh sapo në Tiranë Vllaznia ngriti kupën

Menjëherë pasi ekipi i Vllaznisë ngriti kupën në Air Albania stadium në Tiranë, shkodranët dolën në rrugët e qytetit për të festuar këtë titull.

00:59
Tuchel do Lukakun te Chelsea, Interi kërkon 100 mln euro

Ishte pika e referimit për Antonio Conten në majën e sulmit dhe gjithashtu tekniku i ri i zikaltërve Simone Inzaghi i cili nuk është zyrtarizuar ende shpreson që Romelu Lukaku të vazhdojë të jetë pjesë e skaudrës.

00:42
Challandes: Kosova nuk e ka luksin të zgjedhë kundërshtarët

Kosova vijon përgatitjet për 4 miqësoret e planifikuara për t’u luajtur në ditët e para të muajit qershor, teksa trajneri Bernard Challandes ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të përballjes me San Marinon, e planifikuar për nesër në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.

00:20
Milan blen Tomorin, vijojnë negociatat me Giroud e De Paul

Olivier Giroud është gjithmonë e më pranë Milanit. Kuqezinjtë kanë nevojë për një tjetër qendërsulmues, pasi mosha e Zlatan Ibrahimovic nuk garanton për të përballuar të gjithë sezonin dhe i përzgjedhuri është pikërisht sulmuesi 34-vjeçar francez.

E hënë, 31 Maj 2021
23:58
Brdariç: Krenar me punën e kësaj skuadre, të ardhmen e vendosim pas festës

Thomas Brdaric është arkitekti i kësaj Vllaznie, që humbi titullin kampion vetëm në metrat e fundit, por ia doli të rikthejë një trofe në Shkodër pas 13 vitesh, pikërisht Kupën e Shqipërisë, që fitohet për herë të 7 në historinë e klubit kuqeblu.

23:45
Tentoi të kalonte 30kg drogë në doganën e Vermicës, policia kosovare arreston 1 shtetas

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili po hynte në Kosovë nga Shqipëria në pikë kalimin kufitar në Vermicë për posedim të substancave narkotike.

23:23
Gurishta: Kam vuajtur shumë për Vllazninë, trofeun ia dedikoj nënës që nuk jeton

Tre vite më parë shpërtheu në lot, kur Vllaznia ra një kategori më poshtë, por Erdenis Gurishta nuk e tradhtoi skuadrën e tij të zemrës dhe u ringrit bashkë me të, teksa mbrëmjen e sotme ngriti lart Kupën e Shqipërisë, një trofe që mungonte prej 13 sezonesh në Shkodër.

22:53
“Demokracia është në rrezik”, paralajmëron Presidenti Biden në Ditën e të Rënëve

“Demokracia është në rrezik në këtë vend dhe në mbarë botën,” tha Presidenti Joe Biden në një paralajmërim që bëri të hënën gjatë fjalimit me rastin e Ditës së të Rënëve.

22:49
Juventus lë të lirë Sarrin, së shpejti pritet firma me Lazion

Pas zhgënjimit që pësuan nga Simone Inzaghi, i cili refuzoi rinovimin në momentet e fundit për t’u transferuar te Interi, drejtuesit e Lazios janë gati t’ia besojnë pankinën një tjetër emri të madh italian, pikërisht Maurizio Sarrit.

22:49
“Lëvizte me jelek antiplumb”/ Shqiptarit të ekzekutuar në lokal i ishin bërë më parë edhe dy atentate

32-vjeçari shqiptar i ekzekutuar mbrëmjen e shkuar në një lokal në Greqi është Aristidh Pappas. Ai u qëllua me pesë plumba duke humbur jetën në vend.

22:39
OBSH riemëron variantet e koronavirusit me shkronja greke

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka vendosur një sistem të ri për emërimin e varianteve të koronavirusit. Tani e tutje, OBSH-ja tha se do të përdorë shkronjat greke.

22:25
“S’mund të na hedh tym”/ Anila Hoxha: ILD duhet të jepte përgjigje për lirimin e Viktor Ymerit, para se të niste hetimin!

Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se hetimi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ishte i vonuar, pasi së pari duhet të kishte nisur hetim për lirimin e të dënuarit me burg përjetë të Viktor Ymerit.

22:20
VIDEO/ Rrugët e Shkodrës mbushen me makina e flamuj. Tifozët brohorasin për fitoren e Vllaznisë

Shkodranët kanë dalë në rrugët e Shkodrës me makina dhe me flamuj duke brohoritur në rrugë për fitoren e Vllaznisë në përballjen me Skënderbeun.

22:11
Mesazhi i Fatbardh Kadillit për demokratët: Do ta ndryshoj kryekëput PD, kam më të lehtë të mund Ramën se Bashën

Fatbardh Kadilli, kandidati për kreun e PD i ka dhënë një mesazh demokratëve nga emisioni “Open”.

21:54
Kadilli zbulon përse nuk i ka kërkuar mbështetje Berishës, komenti për Bashën: Merr mbështetje të madhe nga Rama

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur për garën që do të mbahet më 13 qershor duke treguar se nuk e ka kërkuar mbështetjen e Berishës. Në “Open”, Kadilli tha se nuk i intereson që qasja e tij të lidhet në këtë mënyrë.

21:47
10 nga macet më të bukura të botës (fotot)

Janë shumë agjencitë e lajmeve në rrjet të fiksuara pas maceve të bukura. Numrat e racave të tyre janë të panumërta, secila me tiparet dhe karakteristikat unike.

21:40
Blendi Gonxhja tregon kategoritë e mjeteve që rinisin shërbimin e Kontrollit Teknik

Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka njoftuar se ka nisur sërish shërbimi i Kontrollit Teknik të disa kategorive të mjeteve.

21:30
Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas edhe 11,700 vaksina Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në aeroportin e Rinasit kanë ardhur edhe 11,700 vaksina Pfizer.

21:24
Kadilli: Zgjedhjet, shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi!

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se nëse PD mbetet në dorën e Bashës do të shkojë gjithmonë e më shumë në rënie.  

21:16
Ish-kryegjyqtari: Misioni i BE në Kosovë, ishte i njëanshëm për çështjet e luftëtarëve të UÇK

Malcom Simmons, ish-drejtues i misionit evropian të ligjit në Kosovë (EULEX), ka akuzuar këtë të fundit se në lidhje me çështjet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trupi ka vepruar sipas influencave politike.

21:13
Triumfon Vllaznia, fiton Kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh

Vllaznia e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme  sezonin e jashtëzakonshëm që përjetoi këtë vit. Skuadra shkodrane la pas dhimbjen për humbjen e kampionatit ndaj Teutës, për të festuar në ‘Air Albania Stadium’ triumfin në Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Skënderbeun 1-0.

21:10
Polici tenton të arrestojë 19-vjeçarin, por e qëllon për vdekje. I riu mbytet në gjak (FOTOT)

19-vjeçari, Vekil Abnulayev, i cili u qëllua me armë nga një polic ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në  29 maj, ndërsa policia po përpiqej ta arrestonte, shkruajnë mediet e huaja.

21:00
Basha me demokratët e Mirditës: Unë e dua PD ashtu siç e doni ju, të bashkuar, të pandarë, të fortë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar demokratët e PD në Mirditë, ku ka thënë me bindje se nuk do të bjerë demokracia, por regjimi Rama-Doshi.

20:55
Itali/ Adoleshentja që refuzoi martesën me mblesëri, dyshohet e vrarë nga familja (fotot)

Policia italiane tha sot se janë duke kërkuar për trupin e një vajze 18-vjeçare, që dyshohet se është vrarë nga familjarët e saj nga Pakistani, pasi ka refuzuar martesën e rekomanduar prej tyre.

20:45
Vrasësi i 70 tigrave arrestohet pas 20 vjetësh

Një burrë i dyshuar për vrasjen e 70 tigrave në rrezik është arrestuar në Bangladesh pas një kërkimi 20-vjeçar. Habib Talukder më në fund u kap pas një njoftimi, pasi ishin lëshuar tre urdhra të mëparshëm arrestimi për të, tha policia. Ai ka operuar në pyllin e mangrove Sundarbans, në kufirin midis Indisë dhe Bangladeshit.

20:40
Fiks Fare/ Tenderi 2 milion euro përplas institucionet për katër vite, banorët mbeten pa ujë

Komuna Gradash, ka 4 vjet që ka nisur procedurën  për një tender me objekt “Ndërtimi i Ujësjellësit të 15 fshatrave ” dhe nuk e ka  mbyllur akoma.

20:23
Kina ndryshon politikën, familjet mund të kenë tre fëmijë

Kina njoftoi të hënën se çiftet e martuara mund të kenë deri në tre fëmijë. Ky është një ndryshim i madh nga politika e mëparshme që u lejonte çifteve deri në dy fëmijë, gjë që rezultoi në një rënie dramatike të lindjeve, në vendin më të populluar në botë, sipas një raporti nga Byroja Kombëtare e Statistikave.

20:07
Shkodra merr kryesimin në finalen e Kupës, imazhet kur Victor Da Silva çon skuadrën në avantazh (fotot)

Shkodra ka surprizuar rivalët e finales së Kupës së Shqipërisë, Skenderbeu duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 39-te të pjesë së parë të finales.

20:02
Marrëdhëniet Turqi-Greqi/ Ministri i jashtëm Cavusoglu takon kryeministrin Mitsotakis

Pas reagimeve dhe tensionit të shkaktuar dje nga deklarata e ministrit të Jashtëm turk që ka quajtur minoritetin mysliman në Trake si minoritet turk gjatë vizitës privatë në këtë zonë t Greqisë, takimet e sotme të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu në Athinë me kryeministrin Mitsotakis dhe homologun e tij Dendias janë zhvilluar në një atmosferë të përzemërt.

20:00
Ronaldo synon largimin nga Juve, dy janë klubet e interesuara

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vijon të mbetet një rebus, pavarësisht se partnerja e tij, Georgina Rodriguez deklaroi se do të qëndrojë në Torino, pasi fjalët e saj u komentuan si një përgjigje diplomatike, për sa kohë që portugezi është nën kontratë me Juventusin.

19:54
6 vepra në gjuhë të huaj/ Përkthehen në greqisht, italisht, spanjisht dhe frëngjisht

Për këtë vit gjashtë vepra të reja do të kalojnë në procesin e përkthimit në gjuhë të tjera nëpërmjet fondit të përkthimit.

19:50
Parisi ndalon anglezët/ Dynden drejt plazheve franceze, por u vihen kufizime për të izoluar variantin indian  

Në një shenjë në dukje, reciprociteti, pas gjermanëve janë francezët që kufizojnë britanikët të udhëtojnë drejt kontinentit, për siç thuhet nga shqetësimi nga përhapja e variantit indian të covidit. Britanikët do duhet të bëjnë tampon kur shkojnë, të karantinohen një javë, si dhe të japin “arsye të forta” për shkuarjen në Francë.

19:49
PAMJET/ Ekzekutuan me plumba në kokë shqiptarin në një lokal, momenti kur autorët ia mbathin me taksinë e vjedhur në Greqi

Vetëm pak orë pas ekzekutimit të Aristidh Papas, 32 vjeçarit i cili u qëllua në një lokal në lagjen Sepolia të Athinës, Top Channel arriti të sigurojë pamje të taksisë me të cilën u larguan autorët nga vendi i ngjarjes.

19:38
Karanxha shpërfilli provat e hetimit/ Mbylli hetimin ndaj personit qe dyshohej se tjetërsoi miliona euro

Në historinë e Prokurorisë Shqiptare ka shumë raste kur prokurorët e kanë përdredhur gjuhën për të shpëtuar të akuzuarit. Pas arsyetimeve si rrjetë merimange gjendet arsyeja e mosnisjes së procedimeve penale duke përdorur procedurën edhe pse ka prova për krime.

19:38
Gara për kreun e PD/ Basha me kandidatët e tjerë ndahet për arsyet e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit

Përballja  në distancë përmes ekraneve televizive është e vetmja në garën e demokratëve partisë. Lulzim Basha,  i cili synon mandatin e  3  të kryetarit  ndahet  me rivalët  e tij për arsyet e humbjes së  zgjedhjeve.

19:33
Ftesë në 5/ “Shqiptari me ngjyrë” që ka mahnitur vajzat shqiptare ia merr këngës patriotike live

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Dominique Mbarga Ambah, 26 vjeçari me origjinë nga Afrika që është vetëquajtur “shqiptari me ngjyrë”.

19:30
“Kalova nga shiu në breshër”/ Shqipja flet edhe për marrëdhënien me djalin: Flas rrallë…

Përveç dhunës nga partneri i parë, Shqipja kaloi në duart e një tjetër mashkulli, i cili iu duk zotëri por më pas e cilëson si kalim nga “shiu në breshër”.

19:30
Harrohet “41 biss”/ U premtua për 200 të dënuar në regjimin më të ashpër në burgje në 1 vit, por janë vetëm 7

Regjimi më i ashpër i të dënuarve në burgjet shqiptare, 41 biss që nisi të aplikohej një vit me parë duket se është harruar. Në një vit u premtua se në këtë regjim do të mbylleshin 200 të dënuar të cilësuar të rrezikshëm, por sot pas gati 365 ditësh atje ndodhen vetëm 7 prej tyre.

19:26
10 vjeçares shqiptaro-italiane i refuzohet statusi në Britani, megjithse e gjithë familja është pranuar (fotot)

Një 10-vjeçareje shqiptare ishte refuzuar statusi i qytetares së Bashkimit Evropian në Britani, megjithse të gjithë familjarët e saj kanë marrë leje qëndrimi.

19:20
Me lot në sy, Shqipja rrëfen dhunën nga ish bashkëshorti: Më kanë rrahur dhe persona nga familja e tij, isha me tre fëmijë kur më kthyen tek prindërit

Shqipja tregon mes lotësh divorcin nga ish bashkëshorti dhe dhunën që përjetoi për vite me radhë prej tij.

19:08
Zgjedhjet e 13 qershorit/ Basha: Vendosni PD mbi veten tuaj!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e partisë së tij në Kurbin, Topojë dhe Mirditë.

19:07
Po punonte në shtyllë elektrike kur ra në kontakt me rrymën, vdes elektriçisti 63-vjeçar nga Gjirokastra

Një elektriçist 63 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi aksidentit në punë të ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

19:03
Vlorë/ Sherri me thika përfundon me plagosjen e një 42-vjeçari (EMRI)

Një konflikt mes dy personash ka degjeneruar në goditje me sende të forta (thikë).

19:01
“Refuzova taksixhiun që është sa shala ime”/ Rolandi tregon zhgënjimin nga Luljeta, Çimi i kthehet Shqipes: Je xheloze, Luli del topless

Rolandi ka treguar se është zhgënjyer nga Luljeta për shkak të komentit që ajo ka bërë në lidhje me të në rrjete sociale.

18:58
Vjosa Osmani takohet me Miroslav Lajčák dhe Matthew Palmer: Presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot pati një takim përmbajtësor me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, z. Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák.

18:57
Franca kap ushtarakun e arratisur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë (fotot)

Një ish-ushtarak i armatosur i arratisur në pyjet në jugperëndim të Francës, është qëlluar nga policia pas një fushate të gjerë 24-orëshe për kapjen e tij.

18:52
Albin Kurti takoi Miroslav Lajčák dhe Matthew Palmer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në zyrën e tij Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherë i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

18:49
Ishte strehur në pyll dhe qëllonte policinë/ Forcat speciale në Francë arrestojnë ish-ushtarakun e armatosur

Një ish-ushtar i armatosur, i cili ishte arratisur në Francën jug-perëndimore është qëlluar nga policia pas 24 orëve ndjekje.

18:39
“Pres të më hipësh në makinë”/ Rolandi fton Shqipen të hipë në motor, ajo e krahason me ish bashkëshortin

Shqipja dhe Rolandi kanë zhvilluar takimin e tyre në Për’puthen +40 dhe kanë folur për gatimet, shkollimin dhe pasionet e njëri-tjetrit.

18:35
Ish-pornostarja akuzohet për anti-semitizëm pasi pi ‘verë naziste’ dhe bën komente anti-Izrael (fotot)

Mia Khalifa, ish-aktore e filmave për të rritur, tashmë e kryer në kritike të industrisë së pornografisë, është akuzuar së fundmi për anti-semitizëm pasi ka postuar foto të vetës duke pirë verë franceze të vitit 1943 dhe në komente quan Izraelin “shtet aparteidi.”

18:31
Ministrja Gjonaj kërkon hetim për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar vettingun

Ministrja e Drejtësisë, raportoi sot para Komisionit të Ligjeve, mbi raportin për vitin 2020 për rekomandimet e Prokurorit të Përgjithshëm për kriminalitetin.

18:31
Njihuni me konkurrentin e ri në Për’Puthen +40, vjen nga Përmeti për të njohur “shpirtin binjak”

Luan Muhaj është konkurrenti më i ri në Për’Puthen +40.  Ai është nga qyteti i Përmetit, ku jeton dhe punon si mësues.

18:25
Bosnja dënon me burgim ish-ministrin e Sigurimit

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviq, me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën.

18:13
Çelësi i tualetit të Adolf Hitler, i gjetur nga piloti britanik 76 shitet për £14,000 (fotot)

Një çelës që besohet se ishte i tualetit personal të liderit nazist Adolf Hitler është shitur në Britani për thuajse 14,000 paundë.

18:09
Maqedoni e Veriut: Nga nesër pa maska në ambientet e hapura, lejohen dasmat

Nesër në Maqedoninë Veriore hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave antiCOVID, përkatësisht heqja e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera, ndërsa ora policore do të mbetet në fuqi edhe për dy javë.

18:08
Tiranë/ Zjarr në parkingun e një pallati, evakuohen banorët

Një zjarr ka përfshirë parkingun e një pallati në Tiranë.

17:51
Mund të marrin nga 3 mijë paund/ Ndikimi i blogereve të “Instagram”-it me reklamat e “papërgjegjshme”

Blogeret e “Instagram”-it po inkurajojnë ndjekësit e tyre që të bëjnë operacione plastike dhe të bëjnë mbushje të buzëve, përmes postimeve “tepër të papërgjegjshme”. Kjo është çështja e hapur së fundmi në Britaninë e Madhe.

17:41
“Kukull eja hip në makinë”/ Si u përpoq ta rrëmbente 46-vjeçari të miturën, në mjet mbante kokrra gjumi (DETAJE)

Një 12 vjeçare në Greqi ka denoncuar në komisariat një 46-vjeçar, i cili ka tentuar ta rrëmbejë, në zonën e Rafinës, disa ditë më parë.

17:33
Nxënësi në lidhjen e fshehtë seksuale me mësuesen, i tërbuar me nënën që i denoncoi (fotot)

Një nxënës 17-vjeçar që ishte një në marrëdhënie me mësuesen e tij dhe shkonte me të në shtëpinë e saj në Wisconsin, SHBA, ka thënë në polici se është i tërbuar që nëna e tij ekspozoi lidhjen e tyre, pasi ai është “i dashuruar” me mësuesen, e cila përballet me akuza të rënda kriminale.

17:27
Gjyqtarja e Tik Tok-ut/ Ilir Yzeiri: Fenomen i rëndë kompromentues. Arben Manaj: Në Britani, e paimagjinueshme

Pamjet e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleida Kapedani në “Tik Tok” po bëjnë xhiron e rrjetit. Për shkak të videove të hedhura, ajo është nën verifikim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim.

17:25
4 mashtruesit me kompjuter, mes tyre një 17-vjeçar/ Me kartat nga Kili blinin telefonat e ‘fjalës së fundit’ në Shqipëri

Historia më poshtë është e denjë për një skenar filmi dhe si protagonist ka edhe një 17-vjeçar, pjesë e një skeme që me pak të dhëna personale mund të të bëjë ‘gjëmën’.

17:24
Sharra kthehet në një qendër kërkimesh shkencore, nis zbatimi marrëveshjes mes “Integrate Energy” e UBT-së

Në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë nisi zbatimi i marrëveshjes midis shoqërisë koncesionare “Integrate Energy” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës për kthimin e kompleksit të Sharrës në një qendër kërkimesh shkencore.

17:14
Foshnja 40 ditëshe infektohet me covid, shtrohet në spital

Një foshnjë 40 ditëshe, e cila rezultoi pozitive me koronavirus po trajtohet në Njësinë e Infeksioneve Speciale të spitalit të Korfuzit.

17:13
Situata nga Covid-19/ MSH: Vetëm një humbje jete dhe 6 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën vetëm një pacient dhe kanë rezultuar 6 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

17:06
Çifti i lumtur i të rinjve qëllohen për vdekje nga babai që i ftoi për darkë (fotot)

Lukasz Klosowski dhe e dashura e tij Chelsea Ireland, të dy 19 vjeçarë, shkuan për darkë për t’u rifruar me babanë e Lukasz, Pawel Klosowski por ne vend te miqesimit, rezultati ishte një tragjedi e rëndë qe i mori jeten dy te rinjve.

17:05
Ekzekutohet me kallashnikov ish-boksieri në Greqi/ Autorët me xhip të zi i shkojnë afër dhe e qëllojnë në kokë (FOTOT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Ish-boksieri grek, Tassos Berdesis, 39 vjeç është ekzekutuar me kallashnikov, mëngjesin e sotëm në Vari, në Rrugën Andrea Papandreou 22.

16:59
Hapja e Spitalit Memorial të Fierit/ Rama-Manastirliu: Qendër e transferimit të dijes, mbi 12 mijë të shtruar në vit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar Spitalin Memorial të Fierit, i cili ka filluar të jetë në shërbim të qytetarëve të të gjithë Rajonit të Jugut.

16:49
Astrologu Jorgo Pulla sjell parashikimin për 6 shenjat e para të horoskopit për muajin qershor, ja cila do të jetë më me fat

Astrologu Jorgo Pulla ka dhënë parashikimin e muajit qershor për 6 shenjat e para të horoskopit, ndërsa shtoi se do të jenë më me fat Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

16:30
Momentet e tmerrit kur çifti bie nga ballkoni gjatë konfliktit të nxehur (pamje të rënda)

Kalimtarë të shikuar panë sesi një çift që po konfliktoheshin në ballkon, ranë të dy nga 7-8 metra lartësi kur parmakët ornamentalë u thyen.

16:30
Policia e Lezhës shton vigjilencën/ Pas kontrolleve me dronë tërhiqen 91 leje drejtimi, vendosen 781 gjoba

Policia Rrugore e Lezhës ka rritur prezencën në rrugë duke ushtruar kontrolle me dronë, radar dhe drager, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  

16:24
Tre dekada nga vdekja e Pablo Escobar, nipi: E di kush e tradhtoi xhaxhanë tim!

Ai ishte “El Patron”, shefi, njëshi i padiskutueshëm: Pablo Escobar, njeriu i ambicieve hiperbolike, që kërkonte gjithmonë më shumë nga sa kishte.

16:18
Turqia trazon ujërat, arrestohet dhe riatdhesohet nipi i Fetullah Gylen!

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë gjurmuan, arrestuan e riatdhesuan nipin e Fethullah Gulen, rivalit të madh të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

15:59
Kujt i duhen pistoletat? Në Angli, plas lufta në mes të plazhit me shpata samurai!

Tre burra mbetën të plagosur gjatë një përleshjeje me sëpata e shpata samurai në Merseyside të Anglisë, vetëm pak metra larg shtëpive të futbollistëve të Premier League.

15:54
Kosovë/ Shifra më e ulët gjatë këtij viti, konfirmohen vetëm 5 raste me COVID-19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

15:51
Ja zonat që nesër do jenë pa drita në Tiranë

OSHEE njofton se nesër disa zona do të jenë pa drita në Tiranë.

15:45
Bijat e miliarderëve të Kremlinit debutojnë në ballon e 18-të të Vienës në Moskë, pragu i hyrjes në botën elitare ruse (fotogaleri)

Qindra bijë e bija të aristokracisë ruse kanë bërë debutimin e tyre në Ballon e Bamirësisë së Vienës të shtunën në Moskë, me fustane të mrekullueshme, kurora e kostume të shkëlqyeshme, në eventin tradicional të mbajtur në sallën më të madhe të ballos në Moskë, Gostiny Dvor.

15:40
“Ku je o punëtori i madh i Shqipërisë”/ Pacienti nuk përmbahet kur sheh Ramën, Kryeministri: Pse e mbani, ky qenka super!

Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin e Fierit i cili tashmë ka nisur të ofrojë shërbim për qytetarët.

15:27
Xhaz dhe makina retro/ Ekspozohen në Shkodër mjetet e vjetra

Festë me muzikë Jazz – Swing dhe ekspozitë të makinave të koleksionit Retro ! Është kjo fundjava e 29-30 Majit në Shkodër, e zhurmshme, por e bukur.

15:23
Peshkimi është pasion! La emigrimin për t’ju rikthyer punës si peshkatar

Peshkimi është pasion tregon Elez Hoti i cili ka lënë emigracionin dhe është kthyer në vendin e tij dhe sot ai merret me peshkimin.

15:18
Siguri në plazhe? Nuk ka! Në Durrës kullat e kontrollit dhe vëzhgimit janë bosh

Me fillimin e sezonit turistik, pushuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë plazhe të sigurta, por kullat e vrojtimit janë ende bosh. Ndër vite, ndonëse një detyrim ligjor, kontraktimi i vrojtuesve të certifikuar të plazheve ka rezultuar një praktikë e dështuar dhe për shkak të kostove shtesë.

15:13
Zhdukja e mistershme e ish-drejtorit të policisë së Ulqinit, në kufi me Shqipërinë

Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana misterioze.

15:13
Rinis kolaudimi i makinave/ Pas 5 muajsh pezullimi nga sot bëhet kontrolli teknik i mjeteve

Pas gati 5 muaj pezullim ku mjetet kanë qarkulluar në të gjithë vendin pa një certifikatë të kontrollit teknik, ka rinisur këtë të hënë kolaudimi i mjeteve. Kategoritë e para që do të marrin këtë shërbim që tashmë do të ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit janë mjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave e udhëtarëve si dhe mjetet që nuk kanë kryer asnjëherë kolaudimin, për të vijuar gradualisht me pjesën tjetër të mjeteve.